Flash

Keanu Reeves reagon ndaj aludimeve për martesë

Lapsi.al 14 October 2025
Keanu Reeves reagon ndaj aludimeve për martesë

Gjatë shfaqjes në premierën e filmit të tij të ri “Good Fortune”, Keanu Reeves u përgjigj me humor ndaj aludimeve që është martuarme Alexandra Grant.

“Eh, nuk është hera e parë që aludohet,” tha ai për E! News. “Jemi së bashku prej shumë kohësh.”

Komentet e Reeves vijnë disa javë pasi Grant, 52 vjeçe, reagoi ndaj këtyre thashethemeve në Instagram duke i quajtur “lajme të rreme.” Ajo postoi një foto ku shfaqeshin duke u puthur dhe shkroi: “Kjo është një foto reale, jo foto fejesë apo lajm martese të krijuar nga inteligjenca artificiale... thjesht një puthje!”

Grant falenderoi njerëzit për urimet, por theksoi se nuk janë martuar, duke e quajtur lajmin “të rremë” dhe duke bërë thirrje për kujdes ndaj lajmeve të tilla. Reeves shtoi se Grant “ka bërë një punë të mrekullueshme” duke sqaruar situatën.

Çifti u shfaq publikisht për herë të parë në LACMA Art + Film Gala në Los Anxhelos në nëntor 2019, dhe prej atëherë marrëdhënia e tyre vazhdon të jetë e fortë . Burime pranë çiftit thonë se kjo është marrëdhënia më e lumtur që Keanu ka pasur ndonjëherë dhe se Grant është shumë mbështetëse dhe e dashur për të.

 

Të këshilluara

Jennifer Aniston gati për Broadway?

Në një intervistë  me Harper’s Bazaar, Jennifer Aniston ka rrëfyer se një nga ëndrrat e saj është të debutojë në Broadway një ditë. "Nuk kam bërë aktrim në t...

19:14

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI