Flash

Mandatet e Kushtetueses, Niko Peleshi hedh poshtë Spiropalin 

Lapsi.al 14 October 2025
Mandatet e Kushtetueses, Niko Peleshi hedh poshtë Spiropalin 

Kryeparlamentari Niko Peleshi ka refuzuar kërkesën e opozitës parlamentare për të marrë pjesë në seancën që do të zhvillohet në Gjykatën Kushtetuese në 16 Tetor, ku do të shqyrtohet kohëzgjatja e mandateve të anëtarëve të asaj gjykate. 

Me këtë vendim, Peleshi hedh poshtë një qëndrim të mbajtur më herët nga paraardhësja e tij në detyrë, Elisa Spiropali, e cila kishte garantuar Partinë Demokratike se do të kishte përfaqësuesit e saj në seancën gjyqësore.

Peleshi thotë se Parlamenti nuk do të marrë pjesë në atë seancë, megjithëse është një institucion që ka interes të drejtëpërdrejtë.

Në shtator të vitit të kaluar, kryeparlamentarja e kohës, Spiropali, shpalli vakancën në Gjykatën Kushtetuese, pas dorëheqjes së gjyqtares Elsa Toska. Procedura për zëvendësimin e Toskës u ndërpre nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, me justifikimin se mandati i saj dhe i të gjithë gjyqtarëve kushtetues, do të shqyrtohen nga vetë kjo gjykatë, bazuar mbi një kërkesë të Presidentit Bajram Begaj.

Duket qartë që Kuvendi jo vetëm është palë e interesuar, por, për më tepër, është aktor i drejtëpërdrejtë në atë seancë gjyqësore. Megjithatë, Niko Peleshi e ka injoruar pjesëmarrjen në atë proces gjyqësor, duke i hequr të drejtën edhe opozitës që të jetë e pranishme me përfaqësuesit e saj.

Opozita kishte kërkuar gjithashtu që seanca gjyqësore të bëhej publike, pasi, në këtë mënyrë, qytetarët do të kishin mundësi të vlerësonin integritetin personal dhe profesional të gjyqtarëve kushtetues. Peleshi refuzon përfshirjen e opozitës mbi çështjen e mandateve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, reagon Gazment Bardhi

 

Niko Peleshi vendosi që opozita s'ka të drejtë as të japë mendim, as të japë opinion, as të mbajë qëndrim institucional mbi çështje të rëndësishme të shtetit dhe që lidhen drejtpërdrejtë me rendin kushtetues

Pas këtij akti të çuditshëm të Peleshit ka rreaguar edhe Gazmend Bardhi: 

"Për Kryetarin e Kuvendit mandatet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese janë çështje e partisë–shtet, ku opozita nuk mund të ketë rol as për të thënë fjalën e sa ka shkruar ai duke shtuar:

"Niko Peleshi vendosi që opozita s'ka të drejtë as të japë mendim, as të japë opinion, as të mbajë qëndrim institucional mbi çështje të rëndësishme të shtetit dhe që lidhen drejtpërdrejtë me rendin kushtetues. Askush përpara tij nuk ka guxuar të shkojë në këto nivele".

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI