Flash

Sekuestrohet drogë në Mirditë/ Tre në pranga, mes tyre dy vëllezër

Lapsi.al 15 October 2025
Sekuestrohet drogë në Mirditë/ Tre në pranga, mes tyre dy

Policia e Mirditës ka sekuestruar një sasi droge, ndërsa në pranga kanë rënë tre persona, mes tyre dy vëllezër.

Nga hetimet janë identifikuar shtetasit M. Z. dhe E. Z. (vëllezër) dhe A. R., të cilët dyshohet se kanë kultivuar bimë narkotike dhe kanë prodhuar lëndë narkotike, me qëllim shitjen, në bashkëpunim me shtetasit P. M. dhe K. P., të arrestuar 1 javë më parë, në kuadër të fazës së parë të operacionit të koduar “Processing”, gjatë së cilës u sekuestruan rreth 33.7 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa, si dhe u asgjësuan 220 bimë narkotike të kultivuara në fshatin Shtuf, Mirditë.

NJOFTIMI I POLICISE

Mirditë/Vijon operacioni policor i koduar “Processing”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve. Nga hetimet janë identifikuar 3 shtetas, të dyshuar si bashkëpunëtorë me 2 shtetasit e arrestuar gjatë fazës së parë të operacionit, që u zhvillua 1 javë më parë. Arrestohen 3 shtetasit (2 prej tyre vëllezër). Sekuestrohen 40 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, në proces tharjeje, 4 automjete dhe 5 celulare. Si rezultat i hetimeve të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Processing”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin e Mbështetjes Operacionale për Hetimin, të DVP Lezhë, kanë finalizuar fazën e dytë të këtij operacioni, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

Nga hetimet janë identifikuar shtetasit M. Z. dhe E. Z. (vëllezër) dhe A. R., të cilët dyshohet se kanë kultivuar bimë narkotike dhe kanë prodhuar lëndë narkotike, me qëllim shitjen, në bashkëpunim me shtetasit P. M. dhe K. P., të arrestuar 1 javë më parë, në kuadër të fazës së parë të operacionit të koduar “Processing”, gjatë së cilës u sekuestruan rreth 33.7 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa, si dhe u asgjësuan 220 bimë narkotike të kultivuara në fshatin Shtuf, Mirditë. Gjatë fazës së dytë, shërbimet e Policisë kanë gjetur afër një banese të vjetër në fshatin Shëngjergj, Mirditë, dhe kanë sekuestruar rreth 40 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, në proces tharjeje, 4 automjete dhe 5 celulare që dyshohet se përdoreshin nga autorët për veprimtarinë kriminale. Në përfundim të veprimeve hetimore u arrestuan në flagrancë shtetasit: A. R., 33 vjeç, banues në Mirditë; M. Z., 34 vjeç, banues në Mirditë; dhe E. Z., 38 vjeç, banues në Mirditë. Operacioni policor i koduar “Processing” vijon, me qëllim identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të kryera në bashkëpunim.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime e vranësira të pakta, hera-herës der...

07:25

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI