Flash

Bardhi: Begaj është paguar si mjek, djali i Presidentit paguhet nga...

Lapsi.al 16 October 2025
Bardhi: Begaj është paguar si mjek, djali i Presidentit paguhet nga...

Gazment Bardhi, kryetari i Grupit Parlamentar i PD thotë se Presidenti Bajram Begaj duhet të shkarkohet edhe për shkak të shkeljes së kushtetutës duke punuar në një klinikë private.

Në emisionin “Opinion”, Bardhi i referohet deklarimit të të ardhurave të kreut të shtetit, ku sipas tij, rezulton se në vitin 2023 Begaj është paguar si mjek nga një klinikë.

Po ashtu, Bardhi tha se edhe punësimi i djalit të presidentit, i cili jeton jashtë, paguhet si i punësuar nga një kompani që ka përfituar 100% prokurimet publike në institucionin e presidentit.

“Presidenti paguhet nga një kompani private dhe që merr si konsultën të caktuar kur ka klient. Presidenti deklaron se merr të ardhura nga kjo kompani si mjek. Kushtetuta të thotë që Presidenti nuk mund të ushtrojë aktivitete të tjera private.

I biri ka një histori tjetër që është e mirëfillti korruptive. Djali i Presidentit jeton jashtë vendit dhe është i deklaruar dhe ne kemi prova dhe është i deklaruar se është i punësuar si ndihmës mjekë në një klinkë private në Gjermani.

Njëkohësisht, djali i presidentit pretendon se punon dhe në një kompani sigurimesh në Shqipëri dhe kompania e paguan djalin e presidentit. Tani se çfarë lidhje ka një mjek me kompninë e sigurimeve. Kjo kompani ka përfituar 100% prokurimet publike në institucionin e presidentit.

Dajli i presidentit, 23-vjeç, është punonjësi i 4 me pagën më të madhe, pagë më të lartë se ai ka drejtoi dhe dy zëvendësdrejtorët e kompanisë. Është në mënyrë permanente në konflikt interesi dhe kjo është në shkelje të kushtetutës dhe ligjit”, - tha Bardhi. /Opinion.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI