Flash

"Je i paaftë"/ Niko Peleshi përjashton Gazment Bardhin nga seanca

Lapsi.al 16 October 2025
"Je i paaftë"/ Niko Peleshi përjashton Gazment Bardhin nga

Kryetari i parlamentit, Niko Peleshi, përjashton nga seanca kreun e grupit të PD-së, deputetin Gazment Bardhi për ndërprerje të vazhdueshme të seancës dhe fjalës si dhe për fyerjen "je i paaftë".

Gjithashtu vërejtje mori edhe deputeti tjetër, Klevis Balliu.

Bardhi mbajti fjalën e tij duke kërkuar zbatimin e rregullores, ku deputetët të mbanin fjalën për të shpjeguar pyetjet që kishin bërë ndaj Komisionerit për Mbrojtjen ndaj Diskriminimit, Robert Gajda. Por teksa ky i fundi po mbante fjalën, Bardhi këmbënguli, fillimisht ndaj nënkryetares Spahiu dhe më tej ndaj kryetarit Peleshi që erdhi më vonë për të marrë drejtimin.

“Zonja kryetare fjalën tuaj të parë, me gjithë respektin, po e filloni me shkelje. Jeni për herë të parë kryetare, por me një eksperiencë të gjatë si deputete, ju e dini rregulloren e Kuvendit, ku bëhen pyetjet me listë dhe pika dhe më pas Komisioneri do japë përgjigje për secilën prej tyre. Pyetjet bëhen me shkrim, të përgatitet për përgjigjen, por kjo nuk i heq të drejtën deputetit të mos shpjegojë pse e bën pyetjen. He në këtë mënyrë, kështu e ka tradita, 5 minuta deputeti të mbajë fjalën për pyetjet që kanë depozituar. Kjo është procedura parlamentare prej vitesh”, tha deputeti. 

Por Peleshi iu përgjigj:

“Kam rregulloren para, nuk kam për ta lejuar që të prishni seancat, nuk më lejon rregullorja t’ua jap këtë hapësirë. S’po ju mohohen përgjigjet e pyetjeve, do lexohen dhe do përgjigjet. Zoti Gajda vijoni, përgjigjuni”.

Por komisioneri Gajda tha se nuk mund të vazhdonte në ato kushte të përgjigjej për pyetjet, teksa Bardhi vijonte të fliste nga vendi. Peleshi i kujtoi se kishte detyrim pas raportit t’i përgjigjej pyetjeve dhe replikat vijuan deri në tensione dhe përfshirjen e deputetëve të tjerë.

Në këtë moment Bardhi shpërtheu ndaj Peleshit:

“Je i paaftë, kaq i paaftë je…”, tha ai duke i kujtuar se po shkelte rregulloren dhe Kushtetutën.

Në këto momente kryeparlamentari njoftoi masën:

“Zoti Bardhi, në bazë rregullores, ju heq drejtën e fjalës për të gjithë ditën e sotme. Përjashtoheni nga seanca, po marr masën e katërt ndaj jush”.

Por Bardhi refuzoi të dilte nga salla.

“Nuk përjashtohem, fare nuk përjashtohem…”, tha ai mes të tjerash.

Në këtë moment ka ndërhyrë edhe deputeti Balliu, duke ndërprerë fjalën e shkaktuar debat të forta bashkë me Bardhin.

Peleshi njoftoi masë edhe ndaj tij:

“Zoti Balliu, po ju jap masën tjetër, vërejtje në bazë të rregullores…”.

Dhe teksa fjalën e mori kreu i grupit të PS, Taulant Balla, për procedurë, debati u bë edhe më i fortë mes palëve, teksa ën rrëmujë e sipër u kërkuan 5 minuta pushim dhe seanca u ndërpre.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI