Flash

Atentati ndaj Arjan Ndojës, Meçaj dhe Dervishaj “shpërthejnë” në seancë

Lapsi.al 17 October 2025
Atentati ndaj Arjan Ndojës, Meçaj dhe Dervishaj

Vijon në GJKKO seanca për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj në mbikalimin e Shkozetit, ku u plagos Aleksandër Laho i njohur si “Rrumi” dhe humbi jetën shoferi Andi Maloku.

Dy të akuzuarit Julian Meçaj dhe Plarent Dervishaj kanë deklaruar se po u shkelet e drejta e një procesi të rregullt ligjor.

“Ju kërkoni të na dënoni apo të zbardhni ngjarjen. Po dënohet vetëm një pale, ndërsa pala tjetër është e lirë, këtu nuk është cilësuar ende kush ka qenë shënjestër. Për ngjarjen time të qershorit, unë e quaj fat qe ne kemi qene në atë makine kemi shpëtuar sepse kam pasur dhe makinën e djalit. Mua më ndihmoj zoti ndërsa Andi Malokun se ndihmoi. Nuk po kërkoj mëshire nga ju në lidhje me këtë çështje, na dënoni për atë që kemi në kurriz jo për ato që si kemi”, tha Plaurent Dervishaj.

Ndërkohë Julian Meçaj pretendon se asnjë prej dëshmitarëve nuk ka njohje me të.

“Kanë ardhur të gjithë këta dëshmitarë kur asnjëri prej tyre as me njeh dhe as i njoh, unë tani s’po di të mbroj vetën time. Nuk ka logjikë e gjitha, këtu shkelet parimi i procesit të drejtë ligjore. c, unë s’e kuptoj për çfarë vijnë”, tha ai.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI