Flash

Dinamo vendos kryesuesin, në Vlorë profesori kundër nxënësit: Java 7, ja 5 sfidat

Lapsi.al 17 October 2025
Dinamo vendos kryesuesin, në Vlorë profesori kundër

Kapitulli i Kombëtares është mbyllur, deri në nëntor e tani hapësirë kampionatit kombëtar. Kategoria Superiore rikthehet këtë fundjavë, me ndeshjet e javës së 7-të që do të luhen të ndara në dy ditë: tre të shtunën dhe dy të dielën. Dinamo ka një test të rëndësishëm me Egnatian, që përcakton edhe kreun e klasifikimit, duke qenë se rrogozhinasit ndajnë pikët me Vllazninë.

E pikërisht shkodranët ngrenë siparin e javës në Ballsh përballë Bylis. Në stadiumin “Adush Muça” në ora 14:00 Vllaznia do të kërkojë të shkëputet në vendin e parë, duke përfituar edhe nga sfida impenjative e Egnatias, që sfidohet në Rrogozhinë nga Dinamo. Çështja është se lojtarët e Martinit jashtë nuk janë aq efikasë sa në Loro Borici, ndaj dhe duhet të bëjë kujdes nga skuadra e Josës që vjen nga një humbje në Durrës. Në dy takimet e tjera të së shtunës, Tirana do të presë Teutën në “Air Albania” ndërsa Egnatia do të përballet me Dinamo City në “Arena Egnatia”. Të dyja ndeshjet do të luhen në ora 17:00.

Lexo më tej: Dinamo fiton derbin me Tiranën, por Teqja shpëton Dajën: Bordin i fundit

Tirana e Bordin shpreson në një tjetër rezultat si ai në derbi për tu larguar nga zona e ftohtë e për ti dhënë vazhdimësi fitores me Partizanin. Aspak e lehtë sepse përballë do të jetë Teuta e Dobit, e vetmja e pamundur në kampionat. Tetova gjithashtu, me rezultatin e njohur të ndeshjes së Vllaznisë, duhet të kalojë një pretendent si Dinamo. Me dy fitore radhazi skuadra e Dajës ka siguruar besimin e duhur për tu përballur me kampionët në fuqi, që sidoqoftë vijnë nga një seri prej 4 suksesesh radhazi.

"Profesori" vs "nxënësit"

Të dielën do të luhen dy sfidat e fundit të kësaj jave, në ora 17:00. Elbasani do të luajë kundër Vorës në “Elbasan Arena”, ndërsa Partizani do të udhëtojë drejt Vlorës, ku do të përballet me Flamurtarin. Gvozdenovic kërkon të kthejë verdheblutë në shinat e rezultateve positive, pasi provoi humbjen e parë në kampionat. Ajo kundër debutuesve të Vorës duket si ndeshja ideale për ta bërë, por njerëzit e Bellait nuk janë nga ato që heqin dorë pa e provuar.

Në Vlorë takohen dy skuadra emblem, por që mbajnë dy vendet e fundit në renditje: të duyja sapo kanë ndryshuar trajner dhe kërkojnë të bëjnë kthesën e sezonit. Flamurtari tashmë do të udhëhiqet nga Francesco Moriero dhe kapet fort pas debutimit fitimtar në Kupën e Shqipërisë. Në anën tjetër, italiani do të gjejë ish-nxënësin e tij te Laçi. Oltion Kërnaja ka në duar tashmë timonin e Partizanit dhe të dy e njohin mirë njëri-tjetrin. Edhe të kuqtë janë në vështirësi dhe shpresojnë që pauza e kampionatit të ketë ndërprerë edhe rezultatet negative të tyre.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI