Flash

Investigimi/ Këto janë 2 zonat me ajrin më të ndotur në Tiranë

Lapsi.al 17 October 2025
Investigimi/ Këto janë 2 zonat me ajrin më të ndotur në

Dy vite më parë, emisioni investigativ ‘Piranjat’, së bashku me Florjan Binaj dhe laboratorin italian ‘Neotes’, ekzaminuan ajrin në Tiranë.

Ekspertët italianë erdhën në Tiranë dhe instaluan aparaturat e matjes në 20 pika të ndryshme të shpërndara në të gjithë kryeqytetin. Paisjet "Radielo" që u përdorën, ishin të teknologjisë së lartë, me filtra të ndjeshme dhe me saktësi të madhe. 20 të tilla u lanë në ambient të hapur për 8 ditë.

Rezultatet ishin shumë alarmante, pasi zbuluan nivele të larta të substancave të rrezikshme. Pas ekzaminimeve u evidentuan vlera të larta të dioksidit të azotit dhe benzenit, një substancë kancerogjene.

Niveli mesatar i këtyre substancave e tejkalonte kufirin evropian të normës së Bashkimit Evropian. Zonat më të ndotura rezultuan "Brryli" dhe Rruga "Gjergj Legisi" në Laprakë, me përqendrime jashtë çdo standardi. Burimet kryesore të ndotjes, sipas ekspertëve, ishin trafiku i rënduar dhe aktivitetet e ndërtimit. /Syri.net

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI