Flash

OKB: Pothuajse 900 milionë të varfër janë të ekspozuar ndaj rreziqeve klimatike

Lapsi.al 17 October 2025
OKB: Pothuajse 900 milionë të varfër janë të ekspozuar

Pothuajse 80 për qind e njerëzve më të varfër në botë, apo thuajse 900 milionë persona, janë direkt të ekspozuar ndaj rreziqeve klimatike që janë përkeqësuar nga ngrohja globale, duke bartur një “bartë të dyfishtë dhe jashtëzakonisht të pabarabartë”, paralajmëruan Kombet e Bashkuara më 17 tetor.

“Asnjë nuk është imun ndaj efekteve gjithnjë e më të shpeshta dhe më të forta të ndryshimeve klimatike, si thatësirat, përmbytjet, valët e të nxehtët dhe ndotja e ajrit, por janë më të varfrit që po përballen me ndikimin më të ashpër”, tha Haoliang Xu, ushtrues i detyrës së administratorit për Programin e OKB-së për Zhvillim në një prononcim për AFP-në.

COP30, samitin për klimën i OKB-së që mbahet në nëntor në Brazil, paraqet “momentin që udhëheqësit botërorë ta shohin veprimin për klimën si një veprim kundër varfërisë”, shtoi ai.

Sipas një studimi vjetor të publikuar nga UNDP, së bashku me Iniciativën për Varfërinë dhe Zhvillimin Njerëzor në Oksford, 1.1 miliard njerëz, ose rreth 18 për qind e 6.3 miliardëve në 109 vende të analizuar, jetojnë në varfëri “akute multidimensionale”. Ky vlerësim është bërë bazuar në faktorë si mortaliteti i foshnjave, qasja në banim, higjiena, energjia elektrike dhe arsimi.

Gjysma e këtyre personave janë të mitur.

Një shembull i një privimi të tillë ekstrem, i cituar në raport, është rasti i Ricardos, anëtar i komunitetit indigjen Guarani që jeton në periferi të Santa Cruz de la Sierra, qytetit më të madh në Bolivi.

Ricardo, i cili ka pak të ardhura si punëtor i krahut, jeton me familjen e tij të vogël në një shtëpi me 18 persona të tjerë, përfshirë tre fëmijët e tij, prindërit dhe anëtarë të tjerë të familjes së gjerë.

Shtëpia ka vetëm një tualet, një kuzhinë që funksionon me dru dhe qymyr dhe asnjë nga fëmijët nuk vijon mësimin.

“Jeta e tyre pasqyron realitetetin multidimensional të varfërisë”, u tha në raport.

Dy rajone që janë prekur shumë nga kjo varfëri janë Afrika nën-sahariane dhe Azia Jugore, rajone që po ashtu janë shumë të cenueshme ndaj ndikimeve të ndryshimeve klimatike.

Raporti theksoi lidhjen midis varfërisë dhe ekspozimit ndaj katër rreziqeve mjedisore: nxehtësisë ekstreme, thatësirës, përmbytjeve dhe ndotjes së ajrit.

Sipas raportit, 887 milionë persona, apo 79 për qind e popullsive të varfra në botë, janë drejtpërdrejt të ekspozuar ndaj të paktën një nga këto kërcënime, me 608 milionë persona që preken nga nxehtësia ekstreme, 577 milionë që preken nga ajri i ndotur, 465 milionë nga vërshimet dhe 207 milionë nga thatësirat.

Ndërkaq, 651 milionë persona janë të ekspozuar ndaj të paktën dy rreziqeve, 309 milionë ndaj apo katër rreziqeve dhe 11 milionë njerëz të varfër veçse janë përballur me të katër rreziqet brenda një viti.

Me sipërfaqen e Tokës që po ngrohet me shpejtësi, situata ka të ngjarë të përkeqësohet edhe më shumë, dhe ekspertët kanë paralajmëruar se vendet më të varfra sot do të jenë më të goditura nga rritja e temperaturave.

“Për t’u përgjigjur ndaj rreziqeve të përbashkëta kërkohet që të bëhen prioritet njerëzit, por edhe planeti. Dhe, mbi të gjitha, duhet veprim i shpejt”, u tha në raport.

të vendosen prioritetet si për njerëzit ashtu edhe për planetin, dhe mbi të gjitha, të kalojmë nga njohja tek veprimi i shpejtë,” thuhet në raport./REL

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Me sytë katër

PAPARAZZI