Flash

Rama komenton protestën për ish-komandantët e UÇK-së

Lapsi.al 17 October 2025
Rama komenton protestën për ish-komandantët e UÇK-së
Edhe pse nuk mori pjesë në protestën që mbështet ish-komandantët e UÇK të burgosur në Hagë, kryeministri Edi Rama ka reaguar me anë të një postimi në facebook lidhur me të. Ai ka shpërndarë një video nga sheshi “Skënderbej”, teksa duken një numër i lartë protestuesish nga Kosova dhe Shqipëria, të veshur kuq e zi dhe me simbole të UÇK-së. Bashkangjitur me videon, Rama shkruan: “Zemra plot”.
 
Vieë this post on Instagram
 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

Një ditë më parë, Rama pati një fërkim me Vetëvendosjen e Albin Kurtin i cili i kujtoi vitin 2015, kur Rama udhëtonte me urgjencë në Prishtinë për t'i bindur ish-komandantët të votonin ngritjen e gjykatës speciale që sot i mban në burg.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI