Flash

Shqiptarët tani ikin me leje pune, Eurostat: Bien me 28% kërkesat për azil në 2025

Lapsi.al 17 October 2025
Shqiptarët tani ikin me leje pune, Eurostat: Bien me 28% kërkesat

Kërkesat për azil nga shtetasit shqiptarë në një nga vendet e Bashkimit Europian (BE) kanë shënuar tkurrje të fortë gjatë pjesës së parë të këtij viti.

Të dhënat e publikuara nga Eurostat bëjnë të ditur se në janar-korrik kishte gjithsej 3100 kërkesa për mbrojtje ndërkombëtare në BE nga shtetasit shqiptarë. Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, këto kërkesa kanë rënë me 28%.

Në raport me vitin 2022, kur u shënua një kulm i ri emigracioni, pas pandemisë, me 7200, tashmë ato mëse janë përgjysmuar. Franca vijon të mbetet vendi më i preferuar për të kërkuar azil për shkak të politika sociale, e ndjekur nga Gjermania.

Ndërsa kërkesat për azil janë në rënie, të dhënat e tjera të Eurostat bënë të ditur se forma më e preferuar për të ikur janë lejet e punës. Eurostat raportoi se vetëm në 2022-2024 janë dhënë mesatarisht 20 mijë leje pune në vit, kryesisht në Itali, Greqi e Gjermani, nga rreth 3-4 mijë që jepeshin një dekadë më parë.

Që nga viti 2021, Bashkimi Europian ka dhënë rreth 72 mijë leje qëndrimi për herë të parë për arsye punësimi për shtetasit shqiptarë.

Numri i atyre që po ikin me leje pune është tashmë gati dy herë më i lartë se ata që kërkojnë të largohen përmes azilit. Të dhënat e tjera të Eurostat bëjnë të ditur se në vitin 2022 kishte 15 mijë kërkesa për azil nga shtetasit shqiptarë në vendet e BE-së, në 2023 numri i tyre zbriti në 11 mijë dhe në 2024-n ishte 9.3 mijë.

Europa

Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Eurostat, në korrik 2025 u regjistruan gjithsej 55,340 aplikime të para për azil nga shtetas të vendeve jashtë Bashkimit Europian. Ky numër përfaqëson një rënie me 27 % krahasuar me korrikun e vitit të kaluar, por një rritje me 6 % krahasuar me qershorin 2025.

Në të njëjtin muaj, janë paraqitur gjithashtu 11,515 aplikime të përsëritura, një rritje e ndjeshme prej 62 % nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar dhe 41 % më shumë se një muaj më parë.

Grupi më i madh i aplikantëve ishin shtetasit venezuelianë, me 6,660 kërkesa, të ndjekur nga afganët (4,900), bangladeshasit (3,110) dhe sirianët (2,685). Katër vende të mëdha anëtare – Italia, Spanja, Franca dhe Gjermania – morën së bashku 73 % të të gjitha aplikimeve të para për azil, përkatësisht me 11,190, 10,720, 10,005 dhe 8,285 kërkesa secila.

Në nivel të BE-së, norma e aplikimeve të para për popullsinë ishte 12.3 për 100,000 banorë, ndërsa Greqia regjistroi përqendrimin më të lartë, me 46.1 kërkesa për 100,000 banorë, ndjekur nga Luksemburgu (22.7) dhe Belgjika (22.1).

Eurostat vëren gjithashtu se në korrik janë paraqitur 1,755 kërkesa nga të mitur pa shoqërues, kryesisht nga Afganistani (255) dhe Eritrea (250). Shtetet që pranuan numrin më të madh të këtyre aplikantëve ishin Holanda (330), Gjermania (315) dhe Spanja (235).

Sipas institucionit evropian të statistikave, këto shifra tregojnë një dinamikë të ndryshueshme të flukseve të azilkërkuesve, me luhatje mujore dhe dallime të forta mes vendeve pritëse, ndërsa disa shtete mbeten nën presion të vazhdueshëm për shkak të numrit të lartë të kërkesave në raport me popullsinë e tyre./ Monitor

Të këshilluara

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Trush të Shkodrës, ku babë e bir kanë përfunduar në prangat e policisë pasi kanë qëlluar në ajër me armë zjarri...

14:19

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI