Flash

Trump: Putin dëshiron që lufta të përfundojë

Lapsi.al 17 October 2025
Trump: Putin dëshiron që lufta të përfundojë

Presidenti Donald Trump ka deklarua në takimin me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy se Putin dëshiron që lufta të përfundojë, por ndoshta po kërkon të fitojë pak kohë. Trump gjithashtu përjashtoi mundësinë e një takimi trepalësh me Volodymyr Zelenskun dhe Vladimir Putinin.

Ai komentoi edhe mundësinë e dhënies së raketave Tomahaëk, që sipas tij, do të përbënin një përshkallëzim. Megjithatë, presidenti i SHBA u shpreh optimist teksa tha se ka shumë mundësi që lufta në Ukrainë të ndalet së shpejti.

“Putin dëshiron që lufta të përfundojë, ndoshta po përpiqet të fitojë kohë. India nuk do të blejë më naftë ruse. Takime të ndara, jo takime trepalëshe, me Putinin dhe Zelenskyn. Ka një marrëdhënie të keqe midis të dyve.

Dhënia e Tomahawk-ëve Kievit do të ishte një përshkallëzim, por do të flasim për këtë. Shpresojmë që ato nuk do të nevojiten deri në fund të luftës. Do të diskutojmë mundësinë e sulmeve në tokën ruse. Mendoj se kemi një shans shumë të mirë për ta përfunduar luftën në Ukrainë shpejt, përpara se të takohem me Xi pas dy javësh", tha Trump.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI