Flash

Itali/ 23-vjeçari shqiptar gjendet i vrarë në parkingun e Universitetit të Peruxhias

Lapsi.al 18 October 2025
Itali/ 23-vjeçari shqiptar gjendet i vrarë në parkingun e

Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin e Peruxhias dhe komunitetin shqiptar në Itali.

Hekuran Cumani, një 23-vjeçar me origjinë shqiptare që jetonte në Fabriano (Ancona), u vra me thikë në orët e para të së shtunës, në një nga parkingjet pranë Universitetit të Peruxhias.

Sipas hetimeve paraprake nga Prokuroria e Peruxhias, ngjarja është klasifikuar si vrasje me dashje, me krimin që rezulton si pasojë e një grindjeje për arsye që cilësohen “të parëndësishme”.

Viktima u godit me thikë në fyt dhe në gjoks, plagë që rezultuan fatale. Shërbimet e urgjencës mbërritën menjëherë në vendngjarje, por nuk mundën të bënin asgjë: i riu kishte ndërruar jetë në vend.

Hekurani kishte udhëtuar drejt Peruxhias për një mbrëmje me shokët. Sipas raportimeve të para, grupi i tij u përfshi në një debat me disa të rinj të tjerë, jashtë një lokali të njohur në zonë – “110 Caffè”, pranë Departamentit të Matematikës dhe Shkencave Kompjuterike të Universitetit.

Sherri verbal u përshkallëzua shpejt në përleshje fizike, ku një person – ende i paidentifikuar nga policia – e goditi Cumanin me thikë, duke i marrë jetën.

Miqtë e Hekuranit, të tronditur nga ngjarja, e përshkruajnë atë si një djalë të qetë, të dashur dhe të apasionuar pas palestrës dhe jetës së shëndetshme.

“Ai e donte trupin e tij, i pëlqente palestra dhe fitnesi. Ishte një mik i mirë, i dashur me familjen dhe kafshët,” – tha një nga miqtë e tij për mediat lokale.

Hetuesit kanë marrë në pyetje të gjithë personat që ishin prezentë gjatë incidentit, ndërsa kamerat e sigurisë përreth zonës po analizohen për të identifikuar autorin e vrasjes.

Ngjarja ka prekur thellë edhe autoritetet lokale. Në një deklaratë të përbashkët, kryetari i bashkisë së Peruxhias, këshilli bashkiak dhe Këshilli Komunal kanë shprehur dhimbjen e tyre për humbjen e jetës së të riut: “Lajmi na ka tronditur të gjithëve. Ne qëndrojmë pranë familjes dhe miqve të tij, të cilët po përjetojnë një dhimbje të padurueshme. Është e vështirë të pranohet që një jetë kaq e re të ndërpritet në një mënyrë kaq të dhunshme. Dhimbja e këtyre orëve shtrihet në të gjithë qytetin. Peruxhia qëndron me ata që po vuajnë sot dhe reflekton, me hidhërim, për një tragjedi që na prek të gjithëve.”

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI