Flash

Minatorët e Spaçit akuzojnë kompaninë se po hakmerret me shkarkime nga puna

Lapsi.al 18 October 2025
Minatorët e Spaçit akuzojnë kompaninë se po hakmerret me

Në ditën e dhjetë të protestës për kushte më të mira pune, minatorët e Spaçit akuzojnë kompaninë “TETE Albania” se po hakmerret me shkarkime kolektive. Rreth 70 punonjës të nëntokës në Spaç kanë bojkotuar punën dhe kërkojnë njohjen e sindikatës së krijuar prej tyre. Kompania nga ana e saj nuk ka pranuar që të ulet në bisedime, duke pretenduar se sindikata nuk plotëson kriteret ligjore.

“Jo vetem që nuk kanë pranuar të ulen në bisedime, por kompania turke ka nisur edhe të hakmerret ndaj nesh. Ka sjellë zarfat për largim nga puna për 16 minatorë, por s’kemi pranuar t’i marrim dhe pastaj na kanë kominikuar vendimin përmes telefonit,” tha minatori Dritan Lleshi.

“Pretendimi është se kemi bojkotuar punën pa paralajmërim. Po veprimet e tyre janë antiligjore dhe ne nuk e njohim këtë vendim, sepse jemi në protestë,” shtoi Lleshi.

Në të njëjtën linjë është edhe minatori Kastriot Prenga, i cili paralajmëroi se reagimi i tyre do të përshkallëzohet deri në greve urie.

“Po na bëjnë shantazh dhe presion me largime nga puna, por ne nuk do të tërhiqemi. Po kërkojmë një të drejtë që na takon me ligj dhe Kodin e Punës. Ata vijojnë të mos pranojnë të ulen në bisedime, por ne do të përshkallëzojme reagimin tonë,” tha Prenga.

Në mbështetje të minatorëve, deputeti i Partisë Demokratike në qarkun e Lezhës, Gjin Gjoni zhvilloi një takim me përfaqësues të kompanisë turke, por pa arritur një marrëveshje.

Gjoni tha se kërkesat e minatorëve për njohjen e sindikatës dhe nënshkrimin e kontratës kolektive janë të drejta ligjore, pasi këto mekanizma u mundësojnë punonjësve mbrojtje dhe të drejta të plota në vendin e punës.

“I kërkova kompanisë që të nisë menjëherë dialogun me përfaqësuesit e minatorëve, sepse zgjidhja e konfliktit është në interesin e të dyja palëve,” tha Gjoni, ndërsa kërkoi nga institucionet përgjegjëse që të ndërmjetësojnë për të garantuar një proces të drejtë dhe të qëndrueshëm./ BIRN

Të këshilluara

Vlora bën "Qytetare Nderi" Mira Muratin

Bashkia Vlorës ka nderuar sot me titullin “Qytetar Nderi” Mira Muratin, biznesmenen, drejtuesen dhe pioneren inovatore të teknologjisë dhe inteligjencës artific...

16:32

Thirrja/ SPAK po kërkon hetues

SPAK po kërkon oficerë të tjerë për të hetuar. Në kohën kur ende është gjetur se kush do ta drejtojë Byronë Kombëtare të Hetimit, konkurset për staf ndihmës në ...

20:51

“Topin nuk ka kush ta gjuajë”

Mbrëmë, në darkë, nën një shi të hollë vjeshte, ndesha njërin nga miqtë e mi të rinisë. Kemi luajtur bashkë basketboll dhe kemi ruajtur miqësinë e dikurshme. ...

14:55

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI