Flash

Ish bashkëshorti akuzon Jennifer Lopez për tradhëti

Lapsi.al 19 October 2025
Ish bashkëshorti akuzon Jennifer Lopez për tradhëti

Ojani Noa, ish-bashkëshorti i parë i Jennifer Lopez, ka reaguar ashpër ndaj komenteve të saj të fundit në lidhje me marrëdhëniet e saj të kaluara.

Lopez u shoreh në një intervistë me Howard Stern se nuk kishte ndier kurrë "dashuri të vërtetë" nga ish-partnerët e saj.

Pas këtyre deklaratave, Noa, i cili ishte i martuar me këngëtaren nga viti 1997 deri në 1998, ka shpërndarë një postim në Instagram, duke e akuzuar Lopez për tradhti gjatë martesës së tyre.

"Ndaloje këtë lojë të viktimës. Ndaloje të na poshtërosh të gjithëve, duke thënë se problemi është te ne. Jo, problemi je ti", ka shkruar Noa në postimin e tij.

Ai ka shtuar se ai ishte "njeri i dashur dhe besnik" gjatë gjithë marrëdhënies, duke theksuar se ishte ai që kishte bërë sakrifica për karrierën e Lopez, duke lënë punën dhe familjen për t’i dhënë mbështetje në rrugën e saj drejt suksesit në Hollivud.

Noa ka akuzuar Lopez për tradhti dhe për një zgjedhje të karrierës mbi marrëdhënien e tyre, duke thënë se ajo kishte preferuar "famën dhe pasurinë" mbi dashurinë që ai i kishte ofruar.

Ai ka theksuar se ishte "shumë i mirë" për të dhe se ishte ai që kishte "ndihmuar" të mbahej martesa, edhe pas pretendimeve të tij për gënjeshtra dhe tradhti nga ana e saj.

Në një tjetër intervistë me Stern, Lopez tregoi se ajo kishte mësuar që "problemi nuk është se nuk jam e dashur, por ata nuk janë të aftë të më duan."

Sipas saj, ish-partnerët  i kishin dhënë gjithçka që kishin, duke përfshirë dhurata të shtrenjta, por ajo gjithmonë kishte kërkuar diçka më shumë.

Në një intervistë të vitit 2024, Ojani Noa akuzoi gjithashtu Sean "Diddy" Combs për pjesën e tij në ndarjen me Lopez. Ai tha se ndarja kishte filluar gjatë periudhës kur Lopez po punonte me Diddy në albumin e saj të parë, "On The 6", dhe ai ishte duke hapur një restorant në Los Angeles.

 

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI