Flash

Zgjedhjet në RMV/ 107 vjeç, por Ibush Ademi shfrytëzoi të drejtën për të votuar

Lapsi.al 19 October 2025
Zgjedhjet në RMV/ 107 vjeç, por Ibush Ademi shfrytëzoi të

Sipas të dhënave nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në RMV, Ibush Ademi, 107 vjeç, është votuesi më i vjetër. Ndonëse në gjendje shëndetësore të rënduar, ai sot shfrytëzoi të drejtën për të votuar në vendvotimin e tij në Çair.

Në pamundësi për të folur para kamerave, në vend të tij foli fqinji i tij, i cili kujdesët për 107-vjeçarin.

“E ka mbajtur shumë veten, nuk ka konsumuar çfarëdo ushqimi, me bulmete, me kos, ujë të thjesht nuk ka pirë, me ujë të gazuar. Shumë ka qenë pedant. Edhe jetën edhe familjen e ka ashtu. Në këmbë ka dhimbje, ndonjëherë i dhemb koka", tha Muzafer Mustafa, fqinji i 107-vjeçarit Ibush Ademi.

Pjesëmarrja deri në orën 17.00 ishte 39,87%. Qendrat e votimit mbyllen në orën 19.00. /LAPSI.al

Të këshilluara

Grabitje në Muzeun historik të Luvrit

Luvri në Paris, muzeu më i vizituar në botë, u mbyll papritur sot pasi ministrja franceze e kulturës tha se kishte ndodhur një grabitje. “Një grabitje ndodhi k...

12:35

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI