Flash

Cheikh Touré, portieri i rrëmbyer vritet: e ëma nuk e pagoi dot lirimin e 18-vjeçarit

Lapsi.al 20 October 2025
Cheikh Touré, portieri i rrëmbyer vritet: e ëma nuk e pagoi dot
Një histori shumë e shëmtuar, e tmerrshme, vjen nga Gana, ku është vrarë Cheikh Touré, portier 18-vjeçar i rritur në akademinë Esprit Foot, i cili ishte nisur për në Ganë për të kryer një provë. Por në të vërtetë ishte një kurth. Një mashtrim, kështu duket. Një bandë i kishte premtuar një të ardhme në futbollin e madh, por në realitet donin ta rrëmbenin. I riu futbollist u torturua dhe u vra pasi nëna e tij nuk arriti të siguronte shumën e kërkuar për shpërblimin.

Cheikh Touré i rrëmbyer në Ganë

Duket si një histori nga një roman policor i vjetër. Por, fatkeqësisht, gjithçka është tragjikisht e vërtetë. Cheikh Touré shpresonte të bëhej futbollist, ose më saktë, tashmë ishte, por donte të provonte të kishte një karrierë të bukur. Nga Senegali ishte nisur drejt Ganës, duke menduar se do të zhvillonte një provë, por përfundoi viktimë e një rrjete “mashtrimi dhe zhvatjeje”, siç bëri të ditur ministri i Jashtëm i Senegalit, i cili konfirmoi vdekjen.

Nëna nuk arriti të gjente paratë për shpërblimin

Sipas një rindërtimi të kujdesshëm të ngjarjeve, duket se Touré kishte shkuar në Ganë, por sapo mbërriti ra në kurth. Portieri u rrëmbye dhe për ta liruar, njerëzit që kishin organizuar këtë plan, mesa duket, i kërkuan familjes 1300 euro si shpërblim. Nëna u përpoq me çdo mënyrë për të mbledhur atë shumë, por nuk ia doli. Më pas gruaja mori një video, në të cilën shfaqej djali i saj i vdekur pasi ishte torturuar. Hetimet janë hapur dhe qeveria senegaleze është vënë në lëvizje për të sjellë trupin e këtij djali tepër fatkeq në atdheun e tij, i cili mendonte se po ndiqte ëndrrën e vet, por në vend të saj ra në një kurth vdekjeprurës.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI