Flash

Incidenti/ Rama largohet nga salla kur kryetarja e Kushtetueses i kujton Olta Xhaçkën

Lapsi.al 20 October 2025
Incidenti/ Rama largohet nga salla kur kryetarja e Kushtetueses i kujton Olta

Në një konferencë për 30 vjetorin e marrëdhënieve mes Shqipërisë, Këshillit të Evropës dhe Komisionit të Venecias, ka ndodhur një incident i vogël.

Siç mëson Lapsi.al kryeministri Edi Rama është larguar nga salla kur kryetarja në detyrë e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, foli për moszbatim të vendimeve të kësaj gjykate.

Edhe pse nuk e përmendi nominalisht si rast, u kuptua lehtësisht se Zaçaj e kishte për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Olta Xhaçkës.

“Megjithatë procesi konsultativ me Komisionin e Venecias nuk mund të përdoret për të shmangur vendimet e GJK që janë përfundimtare, dhe nuk mund të vihen në diskutim nga asnjë organ i shtetit., Kërkimi i një opinioni këshillimor duhet të ndodhë paraprakisht dhe jo të përdoret si mjet për të kontestuar një vendim të dhënë. Kjo është themelore për të respektuar ndarjen e pushteteve, Gjykata Kushtetuese nuk është dekorative, është arbitër i lojës demokratike. Kushtetuta nuk është pronë e politikave, është kontratë me qytetarin. Të drejtat dhe liritë themelore nuk mbrohen sepse njihen nga shteti, ata janë universale dhe duhet të respektohen nga të gjithë pa përjashtim”, tha Holta Zaçaj.

Teksa ajo lexonte këto fjalë, Edi Rama është ngritur nga salla për t’u larguar.

Natyrisht që regjia qëndrore e propagandës së kryeministrit nuk e fokusoi aspak këtë moment, por për të pranishmit në sallën e hotelit me pesë yje ku po mbahej takimi, largimi demonstrativ i Ramës nuk ishte vështirë të kuptohej.

Afërmendsh ai s’mund të duronte leksione të jurisprudencës nga Holta Zaçaj dhe as të dëgjonte nga goja e saj sesi Edi Rama shkallmoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të mbrojtur me çdo çmim Olta Xhaçkën, e cila duke qenë ministre në qeveri e shpalli “investitor strategjik” bashkëshortin e saj, Artan Gaçi.

Largimi i beftë i kryeministrit la jo pak të habitur edhe ndërkombëtarët e pranishëm në sallë, ndërsa për Niko Peleshin e deputetë të tjerë të Partisë Socialiste nuk kishte ndodhur asnjë hata.

Për ta është normalitet që shefit të tyre të mos i bëhet karshillëk e jo më t'i "merret fytyra" në mexhlis për përdhosje të Kushtetutës. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI