Flash

Jacob Elordi: "Frankenstein" më ndihmoi të rilindja

Lapsi.al 20 October 2025
Jacob Elordi: "Frankenstein" më ndihmoi të rilindja

Aktori australian Jacob Elordi ka zbuluar se ka kaluar një periudhë të vështirë fizike dhe emocionale para se të merrte rolin sfidues  në filmin horror-sci-fi “Frankenstein”.

Gjatë xhirimeve të mini-serialit të Luftës së Dytë Botërore “The Narrow Road to the Deep North” për Prime Video, Elordi humbi ndjeshëm peshë dhe u përball me lodhje ekstreme.

“Zgjohesha në orën 3 të mëngjesit me trupin plot dhimbje,”tha ai për Los Angeles Times. 

Por kjo gjendje, sipas tij, u shndërrua në një bekim për rolin e tij si Creature.

“E kuptova që ishte pikërisht ajo që më duhej për ‘Frankenstein’. Munda t’i artikuloja ato ndjenja të dhimbjes dhe vuajtjes.”

Aktori 28-vjeçar e përshkruan këtë periudhë si një krizë identiteti dhe kuptimi në karrierën e tij si aktor.

“Në atë moment, doja të fshihesha. Doja të largohesha për një kohë të gjatë dhe të rindërtoja mënyrën si e shikoja aktrimin,” tha Elordi. “Por kur erdhi ky rol, e kuptova që pikërisht aty duhej të ‘shkoja për t’u fshehur’. Maska e Creature ishte liria ime.”

Transformimi  kërkonte një proces të lodhshëm grimi dhe përgatitje fizike.

“Ndihesha i çliruar në atë makeup. Nuk më duhej më të isha ky version i vetes,” shtoi Elordi. “Në ato gjashtë muaj, rindërtova veten. Dola nga ai film me një lëkurë të re.”

Përkrah tij, në film luajnë edhe Oscar Isaac si Dr. Victor Frankenstein dhe Mia Goth si e dashura e tij. Në kast përfshihen gjithashtu Christoph Waltz, Felix Kammerer, Lars Mikkelsen, Charles Dance dhe Ralph Ineson.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI