Flash

Bullgaria do të lejojë fluturimin e presidentit rus për në Budapest

Lapsi.al 21 October 2025
Bullgaria do të lejojë fluturimin e presidentit rus për në

“Nëse bëhen përpjekje për arritjen e paqes, dhe nëse kushti për këtë është, që të ketë një takim, atëherë është logjike që të mundësohet zhvillimi i këtij takimi ashtu siç është e udhës", është shprehur ministri i Jashtëm bullgar Georg Georgiev, sipas një njoftimi të radios shtetërore në Sofje në kuadrin e takimit të këshillit të ministrave të BE-së në Luksemburg.

Një itinerar i mundshëm fluturimi nga Moska për në Budapest kalon mbi Detin e Zi, mbi Bullgari dhe Serbi. Hapësira ajrore e Bullgarisë si vend anëtar në BE pas fillimit të luftës sulmuese të Rusisë ndaj Ukrainës është e mbyllur për avionët rusë. Itinerare të tjera të mundshme janë në veri përmes Bjellorusisë dhe Polonisë ose Detit Baltik, Gjermanisë dhe Çekisë.

Lavrov dhe Rubio përgatisin takimin e presidentëve

Ministrat e Jashtëm të Rusisë dhe SHBA-së, Sergej Lavrov dhe Marco Rubio, kanë telefonuar për të përgatitur takimin e mundshëm të presidentëve lidhur me luftën në Ukrainë. Këtë e bënë të ditur Ministritë e Jashtme në Moskë dhe në Uashington. Sipas një njoftimi nga Moska janë biseduar hapa konkrete, për të vënë në jetë ato për çfarë është rënë dakord gjatë telefonatës të enjten (16.10.2025) e kaluar ndërmjet presidentëve Vladimir Putindhe Donald Trump.

Një zëdhënës i Rubios tha në Uashington, se qëllimi konkret është një "zgjidhje e qendrueshme për luftën ruso-ukrainase", sikurse synon presidenti Trump. Pas telefonatës me Putinin, Trump deklaroi, se së shpejti do të takohet me kreun e Kremlinit në kryeqytetin hungarez, Budapest. Deri tani ende nuk është përcaktuar një datë. Paraprakisht është planifikuar një takim i ministrave të jashtëm, për të përgatitur samitin e dytë Trump-Putin.Të dy presidentët u takuan për herë të parë në mes të gushtit në shtetin federal të SHBA-së, Alaskë./DW

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e martë

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, të cil...

07:22

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI