Flash

Humb jetën në moshën 29-vjeçare mjeshtri i madh i shahut Naroditsky: mister shkaku

Lapsi.al 21 October 2025
Humb jetën në moshën 29-vjeçare mjeshtri i madh i shahut

Mjeshtri i madh amerikan i shahut, Daniel Naroditsky, i konsideruar si një nga talentet më brilante dhe ndër ndikuesit më të ndjekur të shahut të gjeneratës së tij, ka vdekur në moshën vetëm 29-vjeçare. Lajmi është bërë i ditur nga familja e tij përmes një deklarate të publikuar të hënën nga klubi i tij, Charlotte Chess Club i Karolinës së Veriut, ku Naroditsky stërvitej dhe punonte si trajner: “Me pikëllim të madh njoftojmë ndarjen e papritur nga jeta të Daniel Naroditsky – i përshkruar si – një shahist i talentuar, edukator dhe anëtar i dashur i komunitetit të shahut”. Shkaku i vdekjes nuk është bërë i ditur.

Ish-kampion bote për të rinj, Naroditsky u bë mjeshtër i madh (titulli më i lartë që mund t’i jepet një shahisti nga Federata Ndërkombëtare e Shahut) në vitin 2013. Në gushtin e kaluar, ai kishte fituar Kampionatin Kombëtar Amerikan Blitz.

Lexo më tej: Drama e shahut në një imazh: humbi botërorin, legjenda Ivanchuk shpërthen në lot

Naroditsky ishte shumë aktiv në rrjetet sociale përmes kanalit të tij në YouTube, ku publikonte video dhe përmbajtje në të cilat jepte këshilla mbi strategjitë e shahut për mijëra pasionantë. Lojtarë dhe tifozë nga e gjithë bota kanë lavdëruar aftësitë e tij didaktike dhe personalitetin e tij miqësor, ndërsa mesazhe kujtese kanë mbërritur nga çdo cep i botës. “Jam i shkatërruar”, tha numri dy amerikan në renditjen botërore, Hikaru Nakamura.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI