Flash

Ireland Baldwin “shpërthen” kundër familjes: “Njerëz toksikë”

Lapsi.al 21 October 2025
Ireland Baldwin “shpërthen” kundër familjes:

Ireland Baldwin, vajza e aktorëve të njohur Alec Baldwin dhe Kim Basinger, është rrëfyer hapur për jetën e saj personale dhe marrëdhëniet familjare në një postim emocional në Substack, pak ditë para ditëlindjes së 30-të.

Në blogun e titulluar “30, Flirty, and Surviving”, modelja foli për fëmijërinë e saj të vetmuar dhe për vendimet që ka marrë për të ndërtuar një familje ndryshe nga ajo ku është rritur.

“U rrita pa dy prindër në shtëpi dhe pa vëllezër e motra ku të mbështetesha. Shpesh ndihesha vetëm,”shkroi Ireland.

“Hyj në të 30-at me më pak peshë mbi supe. Peshën e familjarëve narcisistë, të paqëndrueshëm dhe të varur që mendoja se më duheshin në jetë.”

Ireland rrëfeu se për vite me radhë kërkonte miratim nga disa anëtarë të familjes së saj, por tani e kupton se kjo sjellje buronte nga një mungesë dashurie në fëmijëri.

“Asgjë nuk më ka çliruar më shumë sesa të kuptoja sa helmues ishin disa njerëz. Po i ndërpres këto cikle, që vajza ime të mos i njohë kurrë këta persona.”

 

 

Të këshilluara

Blac Chyna rikthehet me Rob Kardashian?

Blac Chyna, e njohur tani si Angela White, ka lënë të kuptohet për një mundësi pajtimi me ish-të fejuarin e saj Rob Kardashian, të cilin e përshkroi si “personi...

19:45

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI