Flash

Joe Jonas flet për jetën romantike pas ndarjes nga Sophie Turner

Lapsi.al 21 October 2025
Joe Jonas flet për jetën romantike pas ndarjes nga Sophie Turner

Joe Jonas ka folur hapur për jetën e tij aktuale romantike në një intervistë të fundit për Esquire, ku pranoi se takimet nuk janë prioritet gjatë turneut të grupit.

“Pesë koncerte rresht nuk e bëjnë të lehtë të takosh dikë për kafe,” u shpreh ai, duke theksuar se koncerter nuk i lënë shumë hapësirë për jetën personale.

Edhe pse nuk përdor aplikacione për takime siç është Tinder apo Hinge, Jonas pranoi se ka njohur njerëz përmes rrjeteve sociale si Instagram dhe TikTok. “Mund të them që janë aplikacione gjithsesi, apo jo?” tha ai me humor.

Kjo deklaratë vjen dy vite pas ndarjes së tij nga aktorja Sophie Turner, me të cilën ka qenë i martuar për dy vite dhe ka dy vajza: Willa (5 vjeçe) dhe Delphine (3 vjeçe). Çifti finalizoi divorcin në shtator 2024, pas një beteje të gjatë për kujdestarinë.

Ndërkohë që Turner ka nisur një lidhje të re me aristokratin britanik Peregrine Pearson, Jonas ka pranuar se kthimi në botën e takimeve ka qenë “frikësues dhe sfidues”.

Në një transmetim të TalkShopLive në maj, ai theksoi: “Është në rregull të rrezikosh dhe t’i japësh vetes një mundësi tjetër. Duhet të vendosësh veten atje jashtë.”

 

Të këshilluara

Blac Chyna rikthehet me Rob Kardashian?

Blac Chyna, e njohur tani si Angela White, ka lënë të kuptohet për një mundësi pajtimi me ish-të fejuarin e saj Rob Kardashian, të cilin e përshkroi si “personi...

19:45

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI