Flash

Justin Bieber “mbështet dramën” mes Hailey dhe Selena-s

Lapsi.al 21 October 2025
Justin Bieber “mbështet dramën” mes Hailey dhe Selena-s

Justin Bieber thuhet se nuk është aspak kundër tensioneve mes bashkëshortes së tij, Hailey Bieber, dhe ish-it të tij të famshëm, Selena Gomez.

Madje, sipas një burimi për Daily Mail, këngëtari 31-vjeçar i hitit “Baby” e shikon këtë konflikt si një shenjë dashurie.

“Justin mendon se përplasja tregon se Hailey e do — dhe kjo i pëlqen,” tha burimi, duke shtuar se këngëtari “është ‘ride or die’ për Hailey-n dhe do ta mbështesë çfarëdo që të ndodhë, qoftë për Selenën apo jo.”

Çifti thuhet se janë të gatshëm të “vazhdojnë të ushqejnë zjarrin,” ndërsa Gomez preferon të jetë “personi më i pjekur” në këtë situatë. Ajo ka lënë pas dramën me Hailey dhe Justin dhe është fokusuar në jetën e saj të re me bashkëshortin Benny Blanco.

Së fundmi, përplasja mes Hailey-t dhe Selena-s u ndez sërish pasi modelja 28-vjeçare "sulmoi" markat e tjera të kozmetikës, përfshirë edhe Rare Beauty të Selenës.

Në një intervistë për Wall Street Journal, themeluesja e Rhode Skin u pyet për konkurrencën në treg:

“Mendoj se ka hapësirë për të gjithë. Nuk ndjej konkurrencë me njerëzit që nuk më frymëzojnë,”tha Hailey.

Selena reagoi me një postim në Instagram Story:

“Lëreni vajzën rehat. Ajo mund të thotë çfarë të dojë. Nuk më prek aspak. Nuk ka të bëjë me inteligjencën, por me rëndësinë. Të jemi të sjellshëm. Të gjitha markat më frymëzojnë. Ka vend për të gjithë. Shpresoj të ndalojmë.”

Justin dhe Selena kanë pasur një lidhje të ndërlikuar që zgjati thuajse tetë vjet, përpara se të ndaheshin përfundimisht në vitin 2018 — vit në të cilin Justin u martua fshehurazi me Hailey-n.

Ndërkohë, Selena Gomez është e martuar me producentin Benny Blanco, me të cilin organizoi një dasmë luksoze në Kaliforni muajin e kaluar.

 

Të këshilluara

Blac Chyna rikthehet me Rob Kardashian?

Blac Chyna, e njohur tani si Angela White, ka lënë të kuptohet për një mundësi pajtimi me ish-të fejuarin e saj Rob Kardashian, të cilin e përshkroi si “personi...

19:45

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI