Flash

Orët kritike të Fatos Nanos në spital, detajet e fundit nga mjekët

Lapsi.al 21 October 2025
Orët kritike të Fatos Nanos në spital, detajet e fundit nga

Gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit Fatos Nano vijon të jetë kritike. Prej afro dy javësh, ai ndodhet në kujdes intensiv në një spital privat në Tiranë.

Ish-kreu i Partisë Socialiste ka pësuar një arrest kardiorespirator, i cili i ka shkaktuar edhe dëmtime në tru. Sipas mjekëve, ndërhyrja e menjëhershme në banesën e tij ka bërë të mundur rikthimin në jetë, por pasojat neurologjike mbeten serioze.

Nano ndodhet në reanimacion, nën mbikëqyrjen e një ekipi specialistësh që po përpiqen ta zgjojnë gradualisht nga gjendja e rëndë. Burime mjekësore bëjnë me dije se dëmtimet në tru janë të konsiderueshme dhe procesi i rikuperimit do të kërkojë kohë dhe kujdes të vazhdueshëm.

Dy vitet e fundit, ish-kryeministri ka pasur probleme të përsëritura shëndetësore dhe vizita të shpeshta në të njëjtin spital. Ai është trajtuar më parë për një sëmundje kronike të mushkërive, e njohur si SPOK, për të cilën ka qenë i intubuar për disa kohë.

Pas një periudhe rehabilitimi, Nano ishte kthyer në shtëpi, por kohët e fundit është përballur me një tjetër problem shëndetësor, duke iu nënshtruar një ndërhyrjeje ortopedike pas thyerjes së një kocke të legenit.

Fatos Nano, 73 vjeç, u tërhoq nga politika aktive në vitin 2005. Ai ka shërbyer si kryeministër i Shqipërisë në disa periudha: në vitin 1991, më pas gjatë viteve 1997-1998 dhe 2002-2005. Nano është themeluesi dhe drejtuesi i parë i Partisë Socialiste të Shqipërisë.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI