Flash

Nicki Minaj thumbon Jay Z: Unë jam karma jote

Lapsi.al 22 October 2025
Nicki Minaj thumbon Jay Z: Unë jam karma jote

Nicki Minaj ka ndezur rrjetin sërish pas një postimi provokues ku ndante një foto të reperit JAY-Z të veshur me paruke rozë dhe bluzë të shkurtër.

Fotoja ishte e shoqëruar me mbishkrimin “Unë jam karma jote", duke ndezur spekulimet se Minaju po dërgonte një mesazh reperit dhe kompanisë së tij menaxhuese, Roc Nation.

Brenda pak orësh, postimi u bë viral dhe nxiti debat në rrjete sociale. Burime pranë këngëtares thanë për mediat se ajo është ndjerë e frustruar prej muajsh, duke akuzuar Roc Nation se po përpiqet ta pengojë në karrierë.

Pak pas incidentit me Instagramin, Minaj ndau gjithashtu një video të Demoree Hadley, vajza e CEO-së së Roc Nation, Desiree Perez, e cila fliste për një padi federale ndaj Perez, e akuzuar për përdorim të ligjeve të Floridës (Baker dhe Marchman Act) për të ndaluar vajzën e saj pa arsye të justifikuar.

Në një postim tjetër, Nicki shprehu zhgënjimin e saj ndaj industrisë muzikore, duke thënë se artistët e rinj përballen me vështirësi të mëdha.

Ajo theksoi se zëra të pavarur shpesh heshtën për shkak të agjentëve të industrisë, duke i paralajmëruar fansat të qëndrojnë të vëmendshëm ndaj asaj që ndodh pas kuintave.

 

Të këshilluara

Blac Chyna rikthehet me Rob Kardashian?

Blac Chyna, e njohur tani si Angela White, ka lënë të kuptohet për një mundësi pajtimi me ish-të fejuarin e saj Rob Kardashian, të cilin e përshkroi si “personi...

19:45

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI