Flash

Prania ushtarake turke në Siri dhe Irak zgjatet edhe për tre vjet të tjera

Lapsi.al 22 October 2025
Prania ushtarake turke në Siri dhe Irak zgjatet edhe për tre vjet

Asambleja e Madhe Kombëtare Turke ka miratuar zgjatjen e vendosjes ushtarake turke në Irak dhe Siri për tre vjet të tjera, duke filluar nga 30 tetori 2025.

Dekreti përkatës iu dërgua Parlamentit për votim nga Presidenti Rexhep Tajip Erdogan, duke vënë në dukje se “kërcënimi i vazhdueshëm terrorist në zonat që kufizohen me kufijtë tokësorë jugorë të Turqisë dhe dështimi për të arritur stabilitet të përhershëm vazhdojnë të përbëjnë një rrezik dhe kërcënim për sigurinë kombëtare”.

Dekreti vëren se “prania e vazhdueshme e elementëve të PKK-së  (organizatës së armatosur kurde) dhe Shtetit Islamik në Irak, përpjekjet për shkëputje në bazë të origjinës etnike, përbëjnë një kërcënim të drejtpërdrejtë për paqen, stabilitetin dhe sigurinë e vendit tonë. Në Siri, organizatat terroriste, të udhëhequra nga PKK/PYD-YPG dhe Shteti Islamik, vazhdojnë të ekzistojnë dhe kërcënojnë vendin tonë, sigurinë tonë kombëtare dhe qytetarët”.

Asambleja e Madhe Kombëtare Turke miratoi zgjatjen e pjesëmarrjes së Turqisë në forcën paqeruajtëse të OKB-së në Liban, UNIFIL, për dy vjet të tjera.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI