Flash

Siguria ushqimore, testi i radhës që Shqipëria duhet të kalojë

Lapsi.al 22 October 2025
Siguria ushqimore, testi i radhës që Shqipëria duhet të

Siguria ushqimore është testi i radhës që Shqipëria duhet të kalojë. Kjo si përpjekje për të fituar besimin e konsumatorëve e njëherazi për të marrë aprovimin e institucioneve të Bashkimit Europian. Në Ditën Botërore të Ushqimit, vendi gjendet larg këtij objektivi.

“Ne kemi nevojë të krijojmë infrastrukturë të besueshme për konsumatorin tonë. Dhe për aq kohë sa flitet për skandale, ky objektiv ende nuk është arritur. Trupa e inspektorëve gjithashtu nuk ofron garanci. Nuk është fort e besueshme”, tha Sokol Stafa, ekspert i certifikimit të produkteve ushqimore.

Bashkimi Evropian ende nuk lejon importin e produkteve të bulmetit dhe mishit nga Shqipëria.

“Për të fituar besimin e tregut dhe për t’u përshtatur me standardet e BE-së, na duhet një rrjet i fortë laboratorik, sistemi i gjurmueshmërisë së produktit dhe trajnim i vazhdueshëm i inspektorëve. Pa transparencë në kontrolle, protokolle të qarta dhe masa të ndëshkimit për shkelësit, edhe përpjekjet më të mira do të dështojnë konsumatori duhet të dijë se ai produkt që blen është i sigurt. Kjo kërkon vullnet politik, investim dhe bashkëpunim të ngushtë midis sektorit shtetëror, prodhuesve dhe palëve akterë ndërkombëtare.”

Për tregtarët vendas, produktet janë të sigurta. “Gjithçka që ne kemi është e sigurt për konsum. Qytetarët të blejnë”, tha një tregtar mishi.

Megjithatë nga çdokush pranohet se forcimi i sistemit kombëtar të kontrollit agro-ushqimor është një përgjegjësi e përbashkët që përfshin palë të ndryshme të interesit, duke përfshirë organet qeveritare, industrinë ushqimore dhe konsumatorët.

“Kemi nevojë për vendimmarrje dhe transparencë që konsumatorët të kenë besim tek ajo që blejnë. Konsumatorët kanë nevojë për më shumë informacion. Shqipëria si kandidate për në BE ka një rol të rëndësishëm për të zbatuar standardet e BE, që konsumatorët shqiptarë të gëzojnë të njëjtën mbrojtje dhe nivel besimi ashtu sikurse qytetarët e BE”, tha Hasan Stafa nga zyra për Mbrojtjen e Konsumatorit.

Konsumatorët shqiptarë kanë nevojë të kenë transparencë më të lartë dhe besim tek produktet që konsumojnë. Kjo në një kohë që nga mandarinat, specat, domatet e pjeshkët e prodhuara në vend rezultojnë me pesticide në pikat kufitare të shteteve të tjera.

“Duhet të ndryshojmë tërësisht mendësi dhe të bashkëpunojmë pasi përndryshe nuk mund të kemi sukses.”

Në pritje të publikimit të raportit të progresit të Komisionit Evropian, burime për A2CNN pohojnë se Shqipëria ka marrë një notë “jo kaluese” në kapitullin 12, “Siguria ushqimore, politika veterinare dhe fitosanitare.

Sipas raportit, “Shqipëria ka një nivel përgatitjeje politikash në fushën e sigurisë ushqimore, veterinare dhe fitosanitare. Por, nuk është bërë progres gjatë periudhës raportuese. Nevojiten përpjekje të konsiderueshme për të harmonizuar legjislacionin me ‘acquis’ të BE-së dhe t’a zbatojë atë./ A2

Të këshilluara

Thahet liqeni që furnizon Athinën me ujë

Rritja e temperaturave ekstreme gjatë verës po bëhet gjithnjë e më e theksuar në Europë. Sipas të dhënave zyrtare, vera e fundit ka qenë më e nxehta në Spanjë q...

18:11

ide

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI