Flash

Berisha me deputetët e rinj: Raporti juaj më thelbësor është ai me zgjedhësit

Lapsi.al 23 October 2025
Berisha me deputetët e rinj: Raporti juaj më thelbësor

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha theksoi se për deputetët e rinj, raporti më i rëndësishëm është ai me zgjedhësit. Gjatë fjalës së tij në trajnimin e deputetëve të rinj, Berisha tha se ata nuk duhet të shkëputen kurrë nga lidhjet me qytetarët që i kanë zgjedhur.

Ai i përgëzoi deputetët për mundësinë e veçantë që kanë për të shërbyer si përfaqësues të qytetarëve dhe theksoi se ky është një mision fisnik, që kërkon përkushtim të madh ndaj punës në parlament dhe ndaj elektoratit. Berisha shtoi gjithashtu se takimet e vazhdueshme me zgjedhësit dhe mbrojtja e interesave të tyre janë thelbësore për çdo deputet, pasi ky është obligimi dhe angazhimi më i madh që ata kanë.

"Ju përgëzoj nga zemra për këtë ftesë t’u jap ju disa nga mendimet e mia në fillimet e misionit tuaj fisnik si përfaqësues të qytetarëve shqiptarë. Për çdo njeri që ka ambicien më të vogël politike, qenia deputet është realizimi i një ëndrre ndër më të bukurat e jetës së tij. Shumë funksione mund të merrni gjatë jetës, por si ai i deputetit nuk është asnjë. Ndaj dhe uroj që ky mision t’u frymëzojë dhe të bëhet një bazë e fuqishme për ndërtimin e një karriere të denjë politike. Deputeti ka shansin e madh që në tempullin e parlamentit të formohet si një orator i shkëlqyer. Nuk ka platformë më dinjitoze, më të bukur se ajo e parlamentit për të treguar oratorinë tuaj.

Në universin e veprimtarisë së tij, ligjeve dhe vendimeve që miraton, është pa dyshim dhe universiteti më i shkëlqyer politik i juaji. Është mundësia e jetës suaj që me ligje dhe vendime, me nisma legjislative, ju të ndikoni në jetën, veprimtarinë e mijëra, mijëra, mijëra qytetarëve. Në jetën e vendit. Pra, të ushtroni kështu, për mirë sigurisht është fjala, influencën më të madhe. Por kjo kërkon përkushtimin tuaj. Kërkon përkushtim të madh ndaj parlamentit, veprimtarisë së tij. Angazhim të madh në komisione, në sallë dhe kudo. Natyrisht një raport është më thelbësori.

Është raporti i të gjitha raporteve tuaja. Është raporti me zgjedhësit. Ata njerëz u kanë besuar ju me çfarë kanë pasur mendimin e tyre se ju do i përfaqësoni ata, se ju do përfaqësoni interesat e tyre. Është fatkeqësia më e madhe një deputeti është kur ai shkëput lidhjet nga zgjedhësit e tij, interesat e tyre. Kur ai pushon së qenuri avokat i atyre që e kanë votuar. Në këtë kuadër, takimet me zgjedhësit janë të pazëvendësueshme. Asgjë nuk duhet të shkëpusë deputetin nga takimi me elektoratin e tij. Nga mbrojtja e interesave të elektoratit të tij. Nga përcjellja në parlament të zërit të atyre që kanë për zë, zërin tuaj. U kanë sjellë ju në parlament," tha Berisha.

Të këshilluara

Vrasja e dyfishtë në Manzë, 4 të arrestuar

4 persona janë arrestuar nga policia e Durrësit të dyshuar që kanë lidhje me krimin e dyfishtë të regjistruar mëngjesin e të mërkurës në në zonën e Manzës, Durr...

09:32

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI