Flash

Berisha: Paketa e maleve është plaçkitje

Lapsi.al 23 October 2025
Berisha: Paketa e maleve është plaçkitje

Kreu i PD Sali Berisha, në një konferencë për mediat nga selia blu është ndalur në “paketën e Maleve” që po prezantohet nga kryeministri Edi Rama.

Ai u ka bërë thirrje investitorëve që të mos prekin tokën e tjetrit pasi kjo nuk është morale.

“Tani, për sa i përket paketës së maleve, ajo është një plaçkitje e madhe që po bëhet. Edi Rama me asgjë nuk mund të mbulojë armiqësinë e tij të egër ndaj veriut të Shqipërisë dhe zonave malore sepse në vitin 2012, ne miratuam ligjin në të cilin investimin në të gjithë zonat malore e përjashtonim për 8 vite nga taksat.

Nuk ka moral kurrë t’i rrëmbesh tokën tjetrin. Edhe ajo që është komunale është vërtetë komunale.

Ato që quhen bjeshkë atje prona është me dy origjina. Njëra është private, por janë pakicë. Por të tjerat janë komunale dhe kanë qenë komunale në shekuj. Çfarë do të thotë se ai komunitet është pronari i tyre.

Dhe ti pa ujdinë e atij komuniteti, pse je shtet, nuk mund të prekësh asnjë centimetër. Është tokë e atij komunitet. Ky po merr baronët e drogës dhe po i ndërsen kundër tokave të qytetarëve. Jo, ky është krim.

Ky është krim! E kuptoni, 12 vite ai ka investuar në të gjitha rrethet e veriut më pak se në një rreth të kategorisë së tretë në zonat e tjera?

Dhe tani flet për paketën e maleve. Paketën e maleve e tregoi me Thethin, që u soll më keq se çdo pushtues.

Shkatërroi 100 objekte. Del në Sylbicë, spiunojnë patronazhistët, dhe i prish tjetrit objektin, pa pasur asnjë plan absolutisht. Sigurisht duhet të ketë plan dhe sigurisht askush nuk mund të ndërtojë kudo që do. Jo. Se duhet menduar perspektiva. Ato duhet të zhvillohen siç kanë qenë me stane guri. Kanë qenë të sistemuara. Kanë pasur ujin, kanë pasur rrethimin. I kanë pasur të gjitha. Kanë qenë komunitet.

Pra, po ta marrësh kështu një fshat i vogël dhe i sistemuar. Kjo nuk do të thotë që të ndërtojnë kudo.

Por kjo do të thotë që shteti të shpenzojë dhe të bëjë planin se ku do ndërtojnë.

Është fat i madh që po ndërtojnë shtëpi. Ky çon fadromat se spiunojnë patronazhistët dhe i prishin punë dhe ua shkatërron për qëllime politike banesat në bjeshkë”, tha ai.

Të këshilluara

Vrasja e dyfishtë në Manzë, 4 të arrestuar

4 persona janë arrestuar nga policia e Durrësit të dyshuar që kanë lidhje me krimin e dyfishtë të regjistruar mëngjesin e të mërkurës në në zonën e Manzës, Durr...

09:32

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI