Flash

Ermal Hasimja merr çmimin “At’ Gjergj Fishta” për romanin e tij

Lapsi.al 23 October 2025
Ermal Hasimja merr çmimin “At’ Gjergj Fishta” për

Ermal Hasimja ka marrë sot çmimin “At’Gjergj Fishta” për prozën më të mirë nga një juri e përbërë nga Rudolf Marku, Erenestina Halili dhe Bajram Kosumi. Romani i Hasimes, “E shkuar e pakryer”, trajton historinë e vërtetë të gjyshërve të tij gjakovarë të ndarë për gjysëm shekulli nga familjet e tyre për shkak të regjimit komunist.

Harresa si sëmundje e trurit njerëzor ecën paralelisht në libër me harresën e komunizmit. Më tepër sesa një përshkrim i dramave dhe vuajtjeve njerëzore libri është një thirrje për mbajtjen gjallë të kujtesës dhe kuptimit të thelbit të diktaturës komuniste.

Çmimet “At’ Gjergj Fishta jepen çdo vit për prozën, poezinë dhe përkthimin më të mirë në një konkurrim në të cilin sivjet morën pjesë rreth 80 punime. Aktiviteti mbështetet nga Bashkia Lezhë.

Ermal Hasimja ishte një nga emrat kryesorë të shqyrtuar si kandidatë të mundshëm të opozitës për zgjedhjet në Tiranë. Ai njihet si pedagog, aktivist në shoqërinë civile dhe administrator i suksesshëm I një prej shkollave më të mira në Shqipëri.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI