Flash

Kim Kardashian shpërthen: “Kisha sindromën e Stokholmit me Kanye-n

Lapsi.al 23 October 2025
Kim Kardashian shpërthen: “Kisha sindromën e Stokholmit me

Kim Kardashian ka rrëfyer se për vite me radhë është ndier e detyruar të mbrojë dhe të ndihmojë ish-bashkëshortin e saj, Kanye West, gjatë periudhave të tij të diskutueshme – derisa një nga katër fëmijët e tyre pa vetë sjelljet e tij.

“Kam arritur ta fsheh për kaq shumë kohë,” tregoi ajo në premierën e sezonit të 7-të të reality show-t “The Kardashians”.

“Gjithmonë e kam ndier sikur kisha pak sindromë të Stokholmit – ndihesha keq për të, e mbroja dhe gjithmonë doja ta ndihmoja,” shtoi ajo.

Sipas Cleveland Clinic, sindroma e Stokholmit është një formë lidhjeje traumatike, ku viktima zhvillon ndjenja pozitive ndaj abuzuesit të saj me kalimin e kohës.

Kardashian nuk zbuloi detajet e situatës që i ndryshoi mendimin, por shtoi: “Kjo ishte hera e parë që nuk e ndjeva më atë përgjegjësi personale.”

Kardashian pranoi gjithashtu se përjeton shpërthime të psoriazës sa herë ndien stres të lartë për të “mbrojtur atë që ka për të mbrojtur”.

“Fëmijët e mi janë të përfshirë tani,” tha ajo. “Ata do të rriten, do të shohin, do të kuptojnë. Detyra ime si nënë është t’i mbroj në momentet kur ndodhin sjellje të tilla.”

Megjithëse nuk e përmendi drejtpërdrejt ngjarjen që e bëri të ndryshojë qëndrim, Kardashian tha se nuk ka një mekanizëm të mirë për t’u përballur me stresin, por përpiqet të fokusohet vetëm në mirëqenien e fëmijëve.

Ndër të tjera, ajo pranoi se Kanye West “është bërë paksa shumë i qetë kohët e fundit”. Reperi nuk është parë publikisht që nga gushti dhe nuk ka postuar në rrjete sociale që nga shtatori.

Kim dhe Kanye u martuan në vitin 2014 dhe përfunduan zyrtarisht divorcin në vitin 2022. Reperi është martuar më pas me Bianca Censori, po në vitin 2022.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI