Flash

Ndalohet hyrja në Shqipëri për predikuesin fetar, i dyshuar për akte terroriste

Lapsi.al 23 October 2025
Ndalohet hyrja në Shqipëri për predikuesin fetar, i dyshuar

Një person i cilësuar i rrezikshëm për sigurinë e vendit, për vepra të terrorizmit është ndaluar këtë pasdite në Rinas që të hyjë në republikën e Shqipërisë. Bëhet fjalë për predikuesin fetar Imran Hosein, raporton TCH.

Ai ishte nisur nga Amerika e Jugut, Triniadad drejt Shqipërisë për një agjendë fetare, por autoritetet e sigurisë kanë pasur ndaj tij informacione që lidhen me akte terrorizmi dhe për këtë arsye policia kufitare nuk ka lejuar që ai të hyjë në Shqipëri.

Aktualisht po mbahet në Rinas derisa të finalizohet rikthimi i tij nga vendi ku u nis.

Hosein është studiues dhe predikues islam nga Trinidad & Tobago, i njohur për komentet mbi eshatologjinë islame (shenjat e fundit të kohës) dhe çështjet botërore moderne. Autor librash dhe ligjërues ndërkombëtar mbi ekonomi islame, politikë globale dhe interpretimin e ngjarjeve bashkëkohore në dritën e Kuranit.

Ndër temat kryesore për të cilat ai flet lidhen me Israelin. Hosein argumenton se Izraeli nuk është vetëm një shtet politik, por pjesë e një procesi historik dhe profetik që lidhet me përfundimin e botës në terminologjinë islame.

Nga ana tjetër edhe disa dijetarë dhe institucione islame e kanë kritikuar për interpretim të diskutueshëm të haditheve dhe qëndrime të pazakonta ndaj temave të caktuara.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI