Flash

Shkëndija fitore historike, Drita barazimi i dytë radhazi në Conference League

Lapsi.al 23 October 2025
Shkëndija fitore historike, Drita barazimi i dytë radhazi në
Arritje madhështore e skuadrave shqiptare në fazën kampionat në Conference League. Shkëndija e Tetovës triumfon 1-0 në shtëpi, duke mposhtur Shelbourne. Vendosi autogoli i Barrett në minutën e 92’, që i jep fitoren e parë teknikut Jeton Beqiri dhe të parën në këtë nivel të tetovarëve. Drita e Gjilanit në anën tjetër u ndal 1-1 përballë Omonia Nicosia. Skuadra e Ramadanit kaloi e para në avantazh me Manaj, por u arrit në shtesën e të parës nga Masouras.

Shkëndija e Tetovës bën histori në Europë

Shkëndija e Tetovës ka arritur një fitore historike në fazën e grupeve të Conference League, duke mposhtur Shelbërn me rezultat minimal 1-0 falë një autogoli në minutën e 92-të.

Ky sukses është i veçantë, pasi asnjë skuadër nga Maqedonia e Veriut nuk kishte arritur më parë fitore në fazën e grupeve të një kompeticioni europian.

Fitorja i siguron klubit kuqezi 400 mijë euro shpërblim nga UEFA, një shumë e konsiderueshme për klubin shqiptar që tashmë është bërë krenaria e Tetovës dhe e gjithë shqiptarëve në rajon.

Drita vazhdon me rezultate pozitive në Europë

Skuadra e Dritës nga Gjilani ka arritur një tjetër barazim në fazën e grupeve të Europa League, këtë herë ndaj Omonias së Qipros, me rezultat 1–1. Golin për ekipin shqiptar e shënoi Arb Manaj, por nuk mjaftoi, pasi miqtë barazuan.

Lexo më tej: Europa League plot befasi: Roma bie sërish në shtëpi, feston Viktoria Plzen

Pas barazimit të dytë, Drita ka arkëtuar 133 mijë euro për çdo barazim, duke e çuar totalin në 266 mijë euro nga dy ndeshjet e para në fazën e grupeve. Krahas kësaj, vetëm pjesëmarrja në fazën e grupeve i garanton klubit 3 milionë e 170 mijë euro nga UEFA, ndërsa ky bilanc mund të rritet në rast të rezultateve të tjera pozitive në katër ndeshjet e mbetura.

[video width="676" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/10/68fa70d767014.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI