Flash

Balluku nën hetim/ Dyshimet për tenderin 2 mln € që u fitua nga kompania e Berberit

Lapsi.al 24 October 2025
Balluku nën hetim/ Dyshimet për tenderin 2 mln € që u fitua

Paracaktimi i fituesit të tenderit për mbikqyrjen e punimeve që po kryeheshin në tunelin e Llogarasë, besohet se është bërë shkaku kryesor që prokurori i SPAK, Dritan Prençi, të ftojë për ta marrë në pyetje si person nën hetim, zv/kryeministren e Shqipërisë, Belinda Balluku.

Gazetari Elton Qyno shkruan se rasti i hetimit të kësaj dosjeje ka marë spunto, nga një seri veprimesh të kryera ndaj ish-drejtorit të ARRSH-së, Ervis Berberit, dhe 21 zyrtarëve të tjerë. Tashmë të gjithë këta persona janë marrë të pandehur dhe dërguar në gjykatë.

Ndërkohë një hetim tjetër paralel ka ecur njëkohësisht me çështjen e parë, pasi bëhet fjalët për një tender tjetër të paracaktuar nga zyrtarët e ARRSH-së dhe Ministrisë së Infrastrukturës.

Siç mësohet bëhet fjalë për tenderin e dhjetorit 2021, ku Ministria e Infrastrukturës do të shpallte garën për tenderin për mbikëqyrjen e punimeve në ndërtimin e Tunelit të Llogarasë me fond limit 196 milionë lekë ose gati 2 milionë euro.

Në tender do të merrte pjesë bashkimi i kompanive “Staki Eltidi” dhe “Gjeokonsult & CO”, të cilët do të garonin me bashkimin e kompanive “Hill International” dhe “Net-Group”.

Mirëpo dyshimet e para për favorizim fituesi u shfaqën kur kompanitë “Staki Eltidi” dhe “Gjeokonsult&CO” u skualifikuan, pasi nuk plotësonin një nga kushtet e kërkuara në tender, duke i lënë rrugën e lirë “Hill Internacional N.V” dhe “Net-Group”, të cilat në prill 2022 do të shpalleshin fitues me ofertë 194 milionë lekë ose rreth 2 milionë euro.

Kjo për shkak se bashkimi i operatorëve ekonomikë, “Hill Internacional N.V” dhe kompania “Net Group” e Valter Begajt (kompani të cilën ia ka blerë Evis Berberit), kanë fituar tenderin pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për mbikqyrjen e punimeve për tunelin e Llogarasë.

Prokurorët e posacëm kanë ngritur dyshime të forta se tenderi mund të jetë paracakuar dhe kompanitë e tjera, janë skualifikuar padrejtësisht, për shkak të lidhjes mes Berberit, Ervis Lamit, mikut të tyre Valter Begaj dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balloku.

Ndërkohë që prej 4 dhjetorit 2024, të gjitha aksionet që Valter Begaj, dispononte tek kompania “Net-Group” ja ka dhuruar përmes një kontrate noteriale shtetases, Loreta Vallja.

Nga hetimet e deritanishme SPAK e akuzon ish-kreun e ARRSH Berberi se favorizonte mikun e tij Begaj dhe Lami, në tendera përmes një kompanie që ai kontrollonte në mënyrë të tërthortë.

Berberi, konsiderohej si krahu i djathtë i zv/kryeministren dhe Ministrës së Infrastrukturës Belinda Balluku. /Marrë nga Syri.net

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI