Flash

Humbi jetën në Manëz, i riu në kërkim nga Italia për tentativë vrasjeje të dyfishtë

Lapsi.al 24 October 2025
Humbi jetën në Manëz, i riu në kërkim nga Italia

33-vjeçari Flori Paluçi që mbeti i vrarë në përplasjen me armë në Manëz të Durrësit pak ditë më parë, rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane për tentativë vrasjeje të dyfishtë në Umbertide.

Sipas mediave italiane, Paluçi kishte arritur të largohej nga Italia përpara se të arrestohej. Ngjarja ndodhi në 19 qershor rreth orës 19:45, në qytetin e Vernës. Atje, pranë një lokali dhe një parkingu, 33-vjeçari shqiptar kishte qëlluar disa herë me armë zjarri drejt dy italianëve, përkatësisht 28 dhe 33 vjeç. Ata mbetën të plagosur rëndë, dhe u dërguan me ambulancë ajrore në spitale.

Autori u identifikua brenda pak ditësh, por urdhër-arresti që u lëshua nuk mundi të ekzekutohej. 33-vjeçari shqiptar kishte arritur të largohej nga vendi përpara se forcat e rendit ta kapnin. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI