Flash

Belinda Balluku merret nën hetim nga SPAK

Lapsi.al 24 October 2025
Belinda Balluku merret nën hetim nga SPAK
Belinda Balluku merret e pandehur nga SPAK. Lajmi konfirmohet nga burime të Lapsi.al.

Dy orë para lajmit se Belinda Balluku është marrë e pandehur nga SPAK, Gazment Bardhi paralajmëroi publikisht se çështjet ndaj saj “me dhjetëra” po i afroheshin fazave vendimtare. Ai e cilësoi Ballukun “zyrtaren më të korruptuar në 35 vite”, duke listuar gjurmë korrupsioni në energji e infrastrukturë, nga Tuneli i Llogarasë te Aeroporti i Vlorës dhe tha se një nga dosjet tashmë “ka marrë rrugë zyrtare”.

Bardhi ngriti edhe alarmin për presione politike e mediatike mbi prokurorin e posaçëm Dritan Premçi, madje edhe nga eksponentë të krimit të organizuar. Ai adresoi pesë pyetje për SPAK: nëse Balluku do të thirrej si e pandehur; nëse ka pasur ndërhyrje nga Edi Rama; nëse aktivitetet ndërkombëtare të ministres po përdoren për të shmangur paraqitjen; si po garantohet pavarësia e hetimit; dhe çfarë mbështetjeje po i jep drejtueshmëria e SPAK prokurorit të çështjes.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI