Flash

PD kërkesë Peleshit: Shmang provokimet ndaj opozitës në seancën e së hënës

Lapsi.al 24 October 2025
PD kërkesë Peleshit: Shmang provokimet ndaj opozitës në

Kryetari i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike Gazment Bardhi, i ka kërkuar Kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi, të shmangë provokimet ndaj opozitës në seancën e radhës parlamentare më 27 tetor.

Shkresa e PD

Z. Kryetar i Kuvendit,

Me urdhrin tuaj nr. 24, datë 24.10.2025, keni thirrur seancën plenare në datën 27.10.2025, ora 10.00, duke njoftuar edhe rendin e ditës. Në rendin e ditës, në pikat 5-9 janë përfshirë Raportimet e disa institucioneve të pavarura kushtetuese, ku sipas dakordësisë së Konferencës së Kryetarëve është lënë një kohë debati 150 minuta për secilin raportim.

Në emër të Grupit Parlamentar të PD, konfirmojmë kërkesën tonë për zhvillimin e debatit dhe gjithashtu kohën e caktuar nga ana juaj – 150 minuta pas cdo raportimi.

Lutem gjithashtu të shmangni çdo provokim ndaj deputetëve të opozitës, duke lejuar secilin e tyre të prezantojë pyetjet e tij, për secilin titullar institucionesh, sipas nenit 103, pika 7 e Rregullores dhe praktikës parlamentare 34 vjecare. Cdo ndryshim i njëanshëm nga ana juaj i të drejtave të deputetëve të pakicës, apo interpretimit 34 vjecar të Rregullores së Kuvendit, është atentat ndaj parlamentarizimit dhe asgjesim i të drejtave të opozitës parlamentare, dhe për pasojë është dhe do të jetë i papranueshëm për deputetët e opozitës.

Përsa më lart, në ushtrim të përgjegjësive tuaja, lutem merrni masa për normalizimin e jetës parlamentare dhe ndaluni menjëherë nga aktet provokative ndaj opozitës dhe sjelles së saj krejtësisht konstruktive në Kuvendin e Shqipërisë.

Të këshilluara

Belinda Balluku thyen heshtjen

Pas daljes së lajmit se Belinda Balluku është marrë nën hetim nga SPAK dhe është thirrur aty ditën e hënë, vjen edhe reagimi i parë publik i saj. Pa komentua...

16:12

Belinda Balluku nën hetim, reagon SPAK

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar reagoi në lidhje me lajmin se emri i Belinda Ballukut është regjistruar si person nën hetim. ...

14:27

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI