Flash

"Qeshte kur i lutesha të ndalonte", Virginia Giuffre për kryeministrin përdhunues

Lapsi.al 24 October 2025
"Qeshte kur i lutesha të ndalonte", Virginia Giuffre për

Virginia Giuffre në librin e saj "Nobody’s Girl: A Memoir of Surviving Abuse and Fighting for Justice" flet për një “kryeministër shumë të njohur” i cili e ka përdhunuar.

Ajo shpjegon se e ka mbajtur emrin anonim për shkak të kërcënimeve, që mund të vinin me prononcimin publik.

Disa media përmendin hipoteza ose pretendime se mund të bëhet fjalë për ish‑kryeministrin e Ehud Barak të Izraelit.

Lajmi është publikuar ditët e fundir nga media të mëdha ndërkombëtare përfshirë CNN.

Virginia jep detaje të rënda të përdhunimit, përfshirë shtimin e forcës dhe talljen ndërkohë që lutej që ai të ndalej.

Virginia Giuffre (e lindur Virginia Roberts) ishte një nga dëshmitaret kyçe në skandalin ndërkombëtar të lidhur me Jeffrey Epstein dhe rrjetin e tij të shfrytëzimit seksual të vajzave të mitura.

Giuffre dëshmoi se u rekrutua nga rrjeti i Epstein në moshë shumë të re, rreth 16 vjeç, ndërsa punonte në një spa në Palm Beach.

Ajo thotë se është trafikuar seksualisht nga Epstein dhe bashkëpunëtorja e tij Ghislaine Maxwell te persona të fuqishëm nga bota e politikës dhe biznesit.

Më e bujshme ishte padia ndaj princit Andrew të Mbretërisë së Bashkuar, për të cilin Giuffre pretendon se ka pasur marrëdhënie seksuale me të kundër vullnetit të saj kur ishte minorene.

Çështja u zgjidh jashtë gjykate në 2022, pa pranim faji nga princi.

Giuffre themeloi edhe një organizatë jofitimprurëse, “Speak Out, Act, Reclaim (SOAR),” për të ndihmuar viktimat e trafikimit seksual.

Ajo ndërroi jetë në datën 25 prill 2025, në moshën 41 vjeçare, në shtëpinë e saj në Neergabby, Australia Perëndimore. Vdekja është trajtuar si rast vetëvrasje por dyshimet janë të forta.

Kohët e fundit janë publikuar kujtimet e saj në një libër të titulluar “Nobody’s Girl” ku përshkruan jetën e saj dhe abuzimet që ka përjetuar.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI