Flash

Si Vodafone Albania e ktheu filozofinë “Pyet një herë” në standard shërbimi

Lapsi.al 24 October 2025
Si Vodafone Albania e ktheu filozofinë “Pyet një

Sa herë u është dashur të prisni në radhë për një shërbim, apo të orvateni nëpër korridore të një, institucioni apo kompanie për të bërë një pyetje të vetme? Tashmë i dimë përgjigjet tuaja dhe dimë gjithashtu se koha e shpenzuar për të marrë një shërbim, për të shprehur një kërkesë, apo problematikë është e çmuar për gjithkënd.

Klientët e Vodafone Albania janë pikë orientimi i Rrjetit Numër 1 në Shqipëri për të qenë sa më koherent, efektiv e praktik. Kjo ishte pikërisht qasja me të cilën u konceptua “Pyet një herë”, filozofi të cilën Vodafone, e ka të fituar tashmë nga klientët që e vlerësojnë, por edhe e shtyjnë të përmirësohet çdo ditë. Në sajë të kërkesave dhe sugjerimeve nga përdoruesit besnikë, Vodafone Albania e ka përmirësuar këtë qasje me premtimin e thjeshtë, por të fuqishëm: “Pyet një herë.”

Po a është duke u mbajtur ky premtim? Dëshmia më reale janë vetë klientët.

Klientja e parë rrëfen një ndryshim që Vodafone e përmend sot me krenari: për çdo kërkesë, ekziston një person i dedikuar që ndjek rastin nga fillimi deri në fund. Kjo kursen kohë, forcon besimin dhe i jep çdo klienti ndjesinë e reciprocitetit.

“Mu përgjigjën menjëherë në telefon, vajza ishte shumë e sjellshme. Ishte vetëm një person që e ndoqi rastin tim nga fillimi deri në fund. Pra, nuk mu desh që të telefonoja përsëri apo që t’ua shpjegoja njerëzve të tjerë. Ndihem e vlerësuar dhe e dëgjuar, pasi kërkesa që kisha me të vërtetë mu zgjidh shumë shpejt.”- u shpreh klientja.

Rrëfimi i dytë, përforcon atë që shpesh mbetet në fjalë: vetëdijen se pa klientin, çdo kompani humb qëllimin e vet.

“Me thënë të vërtetën unë i kam besuar gjithnjë Vodafone, nuk e kam marrë parasysh ankesën që kisha. Sepse Vodafone ka diçka shumë të mirë që jo të gjithë e kanë: në qendër të tij kanë klientin. Dhe klienti, nuk ka nevojë vetëm për zgjidhjen e problemit, por ndonjëherë edhe për besnikërinë që i shfaqet. Përveç zgjidhjes së problemit përfitojmë shërbim efikas dhe gjithashtu besnikëri.” – u shpreh një tjetër kliente.

E ndërsa rrëfimi i tretë, përveçse na fali buzëqeshje për çiltërsinë e tij, na vërtetoi edhe një tjetër anë që Vodafone përmbush çdo ditë: aftësinë për t’u përshtatur, si me rrjetin më të shpejtë 5G, ashtu edhe me ritmin e gjeneratës Z.

“Unë jam kliente e Vodafone që nga klasa e pestë. Eksperiencën e fundit e kam pasur në korrik ku më duhet të dërgoja një detyrë për shkollën në platformën “Google Classroom”. S’kisha internet, detyrën e kisha lënë për moment të fundit. Kështu që mora në telefon shërbimin ndaj klientit dhe më dhanë një zgjidhje që nuk e prisja, arrita të përfundoja shpejt detyrën me hotspot.” – u shpreh ajo.

Me fjalë të tjera, “Pyet një herë” është mënyra sesi Vodafone zgjedh të dëgjojë, të reagojë dhe të përmirësohet çdo ditë. Sepse pas çdo kërkese, apo pyetjeje, qëndron një histori njerëzore dhe aty fillon përgjegjësia jonë. Në fund, nuk është teknologjia ajo që bën ndryshimin, por mënyra si ajo përdoret për t’u bashkuar me njerëzit. Dhe në këtë raport, Vodafone ka një premtim të thjeshtë: për çdo kërkesë, mjafton të pyesësh vetëm njëherë!

Të këshilluara

Berisha: Paketa e maleve është plaçkitje

Kreu i PD Sali Berisha, në një konferencë për mediat nga selia blu është ndalur në “paketën e Maleve” që po prezantohet nga kryeministri Edi Rama. Ai u ka bë...

13:59

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI