Flash

Superiore/ Një Klasike në lojë, Vllaznia pret Tiranën: Egnatia e Dinamo ndjekin kreun

Lapsi.al 24 October 2025
Superiore/ Një Klasike në lojë, Vllaznia pret Tiranën:

Java e 8 e Abissnet Superiore mund të sjellë ndryshime të rëndësishme në klasifikim, sidomos duke patur parasysh që dyshja e kreut Vllaznia e Egnatia përplasen me dy skuadrat e kryeqytetit. Tre ndeshje do të luhen të sot dhe dy të shtunën futbolli kombëtar përqendrohet në aksin Tiranë-Durrës për dy sfida që kryqëzojnë ambicjet e kreut të Egnatias e Teutës me momentet e krizës të dalë Flamurtarit e Partizanit.

Sipari ngrihet në Arenën e Demave, ku Vora do të presë Dinamon. Skuadra e Bellait që ka befasuar deri tani do të ketë një test shumë të vështirë, përballë një skuadre që kërkon të arrijë kreun e renditjes. Barazimi me Egnatian e ka bërë formacionin e Dajës të etur për rezultat. Pas dy humbjesh radhazi Elbasani duhet të ngrihet në këmbë, i favorizuar nga fakti që luan sërish në shtëpi, përballë Bylis. Vetëm se edhe ballshiotët kanë të njëjtin problem dhe Josa kërkon të ndërpresë serinë negative të dy humbjeve radhazi. Në Shkodër pastaj luhet Klasikja mes Vllaznisë e Tiranës. Kuqeblutë në krye të renditjes duan të shkëputen edhe më shumë, për të mos i lejuar mundësi rikuperimi Egnatias. Tirana e Bordin në anën tjetër është në pozita delikate, edhe pse vjen nga dy rezultate pozitive radhazi.

Prova zjarri të shtunën

Të kuqtë sidoqoftë e kanë zbutur disi situatën e tendosur pas fitores në debutimin e Kërnajës. Vetëm se tani ka mbërritur prova e zjarrit, përballë një kundërshtari në formë të plotë e me një status të të gjithë respektit: kampionë në fuqi. Të kuqtë shpresojnë në një tjetër sukses, për të harruar serinë e 5 ndeshjeve pa fitore që paraprinë 0-1 në Vlorë. Egnatia vjen krejt ndryshe, vërtetë nga një barazim me Dinamon, por me bukurinë e 6 ndeshjeve pa humbje. Tetova kërkon vendin e parë dhe rrugën këtë herë ja pengon Partizani.

Në Durrës, Teuta e vetmja skuadër e pamundur e kampionatit parapëlqen të mbajë etiketimin edhe kundër Flamurtarit. Dobi vuan të sistemojë ofenivën, që është ajo më pak produktivja e kampionatit, por që Moriero të rrëmbejë fitoren në Niko Dovana duhet të thyejë mbrojtjen më të mirë të Superiores, me vetëm 2 gola të pësuar në 7 javë Superiore. Sidoqoftë, Flamurtari e ka të qartë se vetëm fitorja mund të qetësojë detin e trazuar në të cilin lundron, i fundit me 2 pikë, por për ta marrë ndaj Teutës nuk është e thjeshtë, që më tepër që durrsakët nuk duan të lejojnë që distanca me kreun të bëhet hendek.

SUPERIORE, JAVA 8

24.10.2025

Vora 14:00 Dinamo Tirana

AF Elbasani 17:00 Bylis

Vllaznia 17:00 KF Tirana

25.10. 2025

Partizani 17:00 Egnatia

Teuta 17:00 Flamurtari

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI