Flash

Të shtunën i jepet lamtumira e fundit/ Misteri i vrasjes së Hekuran Cumanit

Lapsi.al 24 October 2025
Të shtunën i jepet lamtumira e fundit/ Misteri i vrasjes së

Të shtunën do të zhvillohet lamtumira e fundit për Hekuran Cumanin, 23-vjeçarit me origjinë shqiptare që humbi jetën më 18 tetor, në parkingun e Departamentit të Matematikës në Perugia.

Ai u vra me thikë me një goditje që kishte prekur zemrën dhe mushkërinë duke mos i lënë asnjë shans për mbijetesë. Sulmi ndodhi gjatë një përleshjeje midis dy grupeve të të rinjve, rrethanat e së cilës janë ende të paqarta.

Hetimet për ngjarjen janë ende në zhvillim. "Perugia Today" shkruan se një i ri 21-vjeçar me origjinë tuniziane po hetohet për vrasjen. Ai akuzohet gjithashtu edhe për kërcënime të rënda dhe akuza të tjera. Bashkë më të janë duke u hetuar edhe 18-vjeçar me origjinë marokene dhe një 22-vjeçare italiane.

Sipas rindërtimit të ngjarjes, ajo mbërriti në parkingun ku ndodhi ngjarja më vonë. Megjithatë në makinën e saj u gjet një thikë, të cilën dyshohet se e mori i dashuri i saj. Dy grupet e të rinjve kishin nisur të grindeshin që më herët në një lokal nate.

Madje edhe roja i lokalit akuzohet gjithashtu për sulm për plagosjen e vëllait të Hekuranit. Vetë roja thotë se plagosja ishte aksidentale gjatë përpjekjes për të ndarë grupet. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI