Flash

“U zgjua me thikë në fyt” – sulmohet Diddy në qeli

Lapsi.al 24 October 2025
“U zgjua me thikë në fyt” – sulmohet Diddy në

Reperi i njohur amerikan Sean “Diddy” Combs raportohet se ka shpëtuar nga një sulm brenda qelisë së tij në burgun federal Metropolitan Detention Center në Brooklyn.

Sipas mikut të tij prej më shumë se 30 vitesh, Charlucci Finney, Diddy “u zgjua me një thikë në fyt”, duke përjetuar një moment tmerri. “Nuk e di nëse ai e luftoi personin apo erdhën rojat,” – tha Finney për Daily Mail. “E vetmja gjë që di, është se ndodhi.”

Finney beson se incidenti ishte më shumë një paralajmërim sesa një përpjekje për ta vrarë.

“Po të donte ta dëmtonte, ai do ta kishte bërë. Ndoshta ishte një mënyrë për t’i thënë: ‘Herën tjetër nuk do jesh kaq me fat.’” Miku i tij e përshkroi Diddy-n si “i pathyeshëm” dhe “një njeri me shpirt të madh, baba dhe mik i përkushtuar”.

Reperi 55-vjeçar ndodhet në burg që nga shtatori 2024, pas arrestimit për akuza të rënda për trafik seksual, prostitucion dhe organizatë kriminale. Në korrik të këtij viti ai u dënua me 4 vjet e 2 muaj burg, si dhe një gjobë prej 500 mijë dollarësh.

Në dosjen gjyqësore, avokatët e tij kanë pretenduar më herët se Combs ka qenë “nën mbikëqyrje të vazhdueshme për vetëvrasje” dhe se është kërcënuar nga një i burgosur tjetër me një teh të improvizuar.

Në letrën drejtuar gjykatës gjatë dënimit, Diddy shkroi se është “i kthjellët” dhe “nuk po i ikën më gabimeve të së kaluarës”. Megjithatë, ish-e dashura e tij, Cassie Ventura, e cila dëshmoi në gjyq, kërkoi një dënim të ashpër, duke e quajtur Diddy-n “abuzues dhe manipulator”, dhe shprehu frikën se ai mund të hakmerret pas lirimit.

Të këshilluara

Johnny Depp rikthehet në Hollywood

Johnny Depp do të përballet me “fantazmat” e së shkuarës, së tashmes dhe së ardhmes në filmin e tij më të ri. “Ebenezer: A Christmas Carol” është projekti më i ...

17:15

Ndarja me Arbenitën, Fero: U mashtrova!

Fero ka folur së fundmi për raportin e tij me ish-bashkëshorten, modelen Arbenita Ismajli. Në një intervistë për ‘Mirëmbrëma Yje’, ai është ndalur te ndarja e ...

14:27

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI