Flash

Analiza/ Pse Trump sapo mund ta ketë shpetuar Europën nga shtrëngimi i darës ruse

Lapsi.al 25 October 2025
Analiza/ Pse Trump sapo mund ta ketë shpetuar Europën nga

Presidenti amerikan Donald Trump shpalli sanksione të jashtëzakonshme ndaj dy gjigantëve të naftës në Rusi, Lukoil dhe Rosneft. Janë masat e para kundër Moskës që prej marrjes së detyrës dhe, edhe pse nuk pritet të paralizojnë makinën e luftës së Putinit, ato rrisin ndjeshëm gjasat që Bashkimi Europian të mbyllë kapitullin e varësisë nga nafta ruse. Në thelb, ndalimi i transaksioneve në dollar, valuta standarde e tregtisë së naftës, e vështirëson shitjen e ngarkesave nga të dy kompanitë dhe i shtyn bankat e bizneset europiane të tërhiqen për të mos u përfshirë në rrezik sanksionesh dytësore.

Efekti i menjëhershëm në Rusi do të jetë dhimbje, jo kolaps. Rosneft dhe Lukoil mbulojnë rreth dy të tretat e 4.4 milion fuçive naftë që Rusia eksporton përditë. Por pjesa më e madhe e blerësve kinezë e indianë ka gjasa të vazhdojnë furnizimet për shkak të çmimeve më të ulëta dhe alternativave të kufizuara, ndërsa kompanitë ruse prej kohësh përdorin skema ndërmjetësish për të maskuar origjinën e ngarkesave. Edhe vetë Putini i quajti sanksionet “serioze”, duke i denoncuar njëkohësisht si akt jomiqësor.

Aty ku masat pritet të prodhojnë efekt të pastër është Europa. Pas embargos detare për naftë e derivate dhe uljes drastike të gazit rus në tregun e BE-së, Lukoil ka mbetur hallka kryesore e pranisë ruse: qindra pika karburanti në BE, rafineri të mëdha në Rumani e Bullgari dhe një pjesë e konsiderueshme në një impiant në Holandë. Me sinjalin e Thesarit amerikan se mund të sanksionohet kushdo që bashkëpunon me Lukoil/Rosneft, bankat dhe kompanitë europiane po mbyllin llogaritë: në Finlandë, Neste pezulloi furnizimet për Teboil; në Rumani pritet shitja e rafinerisë Petrotel; në Holandë, shitja e pjesës 45% në rafinerinë Zeeland shihet si skenari më i mundshëm; në Bullgari, Neftochim rrezikon të ndalet në 21 nëntor nëse nuk ndryshon pronësi. Hungaria dhe Sllovakia, ende shumë të varura nga nafta ruse, tashmë po shqetësohen për ndërprerje furnizimesh dhe sinjalizojnë kërkesa për përjashtime.

Politikisht, lëvizja e Trump shënon kthesë: pasi kritikoi Europën që “vazhdonte të blinte energji nga Rusia” dhe e kushtëzoi sanksionimin e Moskës me veprimet e aleatëve, tani ai ka goditur i pari. Në krahun tjetër të Atlantikut, Komisioni Europian po përgatit kufizime shtesë, përfshirë objektivin për ndalimin e gazit rus deri në 2028, duke e shfrytëzuar momentin për të mbyllur rubinetat e fundit rusë brenda tregut të përbashkët.

Në bilanc, këto sanksione nuk i kthejnë prapa tanket ruse nesër, por e rrisin koston e luftës për Kremlinin dhe, më e rëndësishmja për BE-në, i japin shtysën vendimtare për ta nxjerrë Lukoil/Rosneft nga ekosistemi energjetik europian. Për Moskën do të ketë dëme të menaxhueshme; për Europën, një shans real për të mbyllur një varësi të gjatë.

Politico, përgatiti në shqip ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI