Flash

Belinda Balluku në SPAK, vjen reagimi i parë i Edi Ramës (VIDEO)

Lapsi.al 25 October 2025
Belinda Balluku në SPAK, vjen reagimi i parë i Edi Ramës (VIDEO)

Pas lajmit të bërë publik dje se zv.kryeministrja Belinda Balluku është thirrur në SPAK ditën e hënë, reagimi i Edi Ramës nuk vonoi shumë, edhe pse ndoshta pa dëshirën e tij.

Ishte Deutsche Welle që ia bëri këtë pyetje në margjinat e një samiti jashtë vendit. Mbi këtë çështje Rama dha përgjigjen standarde në raport njerëzit e tij që kanë probleme me drejtësinë.

"Nuk kam asnjë koment për asnjë rast, sepse siç e kam thënë ne kemi punën tonë, drejtësia ka punën e vet. Dhe deri kur çështje të caktuara marrin formën e tyre të prerë, të gjithë njerëzit janë të pafajshëm dhe të padënueshëm nga gjykata popullore e politikës dhe e mediave që i shërbejnë politikës" - u shpreh Rama përgjatë një interviste për DW. ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

Parashikimi i motit për sot

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet alternime vranësirash mesatare deri të dendura dhe kthjelli...

09:15

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI