Flash

Gjenden pesë celularë në burgun e Durrësit

Lapsi.al 25 October 2025
Gjenden pesë celularë në burgun e Durrësit

Një kontroll i befasishëm në Burgun e Durrësit ku mbahen edhe Erion Veliaj, Ilir Beqaj e zyrtarë të tjerë të arrestuar, zbuloi pesë telefona.

Telefonat u gjetën në ambientet e përbashkëta të fshehura në dyert e dhomave të dusheve në Godinën “A”, kati i tretë, Sektori 1. Për këtë ngjarje, dyshohet se shtetasit Flamur Kapri, Aldo Prifti dhe Vladimir Ibrushji janë posedues, por ndërkohë, Drejtoria e Burgjeve nuk sqaron në komunikatën për mediat, nëse vetëm ata ishin përdorues apo ua jepnin edhe bashkëvuajtësve të tyre në përdorim.

Kontrolle janë zhvilluar ne disa dhoma dhe ambiente të përbashkëta, pasi kishte informacione se brenda institucionit mund të këtë lende narkotike, telefona apo sende të tjera të ndaluara. Një burim i mirëinformuar i tha Syri Televizion se edhe qelitë apo sektori ku mbahet Veliaj ka qenë subjekt i kontrolleve, teksa ky i fundit ka një akuzë për mbajtje e përdorim të sendeve të ndaluara në ambientet e paraburgimit. Ndërkohë hetimet vijojnë për mënyrën se si janë futur këto sende të ndaluara në burg dhe nëse ka pasur bashkëpunim me personelin e sigurisë.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për sot

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet alternime vranësirash mesatare deri të dendura dhe kthjelli...

09:15

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI