Flash

Papa Leoni pret Ipeshkvin Vitalii Kryvytskyi: T’i jepet fund luftës në Ukrainë

Lapsi.al 25 October 2025
Papa Leoni pret Ipeshkvin Vitalii Kryvytskyi: T’i jepet fund luftës

Papa Leoni XIV ka pritur në Vatikan Ipeshkvin Vitalii Kryvytskyi të Dioqezës Kyiv-Zhytomyr të Kishës Katolike Romake në Ukrainë dhe anëtar i Këshillit të Gjithëukrainas të Kishave dhe Organizatave Fetare (AUCCRO).

Papa Leoni siguroi se do të vazhdojë të lutet për Ukrainën dhe të bëjë gjithçka në fuqinë e tij për të ndihmuar në ndërprerjen sa më shpejt të tmerrit të luftës.

Sipas mediave ukrainase, Ipeshkvi Kryvytskyi e shkroi nw Facebook mbi detajet e takimit.

“Ishte një takim shumë i ngrohtë dhe frymëzues me Atin e Shenjtë Leoni XIV. Folëm për Ukrainën, luftën dhe rrugën drejt një paqeje të drejtë. Papa është i informuar mirë për situatën tonë, thellësisht i shqetësuar për atw qw po kalon Ukraina dhe po kërkon aktivisht mënyra për ta zgjidhur,” thuhet në postimin e tij.

Gjatë audiencës, Ipeshkvi Kryvytskyi i kujtoi Papës ftesën e dërguar nga AUCCRO për të vizituar Ukrainën.

“E falënderova Papën për lutjet e tij, si personale ashtu edhe ato që inkurajon të gjithë Kishën. I kërkova të vazhdojë të lutet për Ukrainën dhe të nxisë të tjerët ta bëjnë këtë, teksa i afrohemi një dimri të vështirë,” tha Ipeshkvi.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI