Flash

Gjendet i pajetë në banesë 19-vjeçari shqiptar në Itali/ Mister shkaqet

Lapsi.al 26 October 2025
Gjendet i pajetë në banesë 19-vjeçari shqiptar në

Një tragjedi e papritur ka prishur qetësinë e fshatit të vogël italian të Masotti, në Serravalle Pistoiese. 19-vjeçari me origjinë shqiptare Flavio Saraçi, u gjet i pajetë në dhomën e tij nga vëllai 10-vjeçar pasditen e së premtes. Mediat italiane shkruajnë se dyshohet se një sëmundje e papritur besohet se i mori jetën të riut shqiptar, i cili përshkruhet nga të gjithë si i shëndetshëm, atletik dhe pa probleme shëndetësore.

Ishte pak pas orës 18:00 të mbrëmjes kur vëllai i Flavios, duke hyrë në dhomë, vuri re se diçka nuk shkonte. Sipas “La Nazione”, djali ishte i palëvizshëm dhe nuk kthente përgjigje. Brenda pak çastesh, u thirrën shërbimet e urgjencës që e çuan të riun në spitalin “San Jacopo” në Pistoia. Por, pavarësisht përpjekjeve për ta rikthyer në jetë, nuk mund të bënin asgjë. Lajmi për vdekjen e tij tronditi familjen, e cila nxitoi për në spital, e shokuar nga një tragjedi kaq të papritur.

Morto senza un perché, Flavio aveva solo 19 anni

Flavio Saraci ishte bir i një familjeje me origjinë shqiptare që u lind dhe u rrit në Serravalle Pistoiese. Ai ndoqi Shkollën e Mesme Shkencore Filippo Pacini në Pistoia, në degën Shkenca të Aplikuara, ku u diplomua vitin e kaluar. Miqtë e kujtojnë si një djalë atletik, të sjellshëm dhe të rezervuar, me një pasion për sportin dhe palestrën. Askush nuk mund ta imagjinonte se një sëmundje do ta merrte kaq shpejt.

Trupi i djalit ndodhet në Spitalin San Jacopo, ku mjekët po shqyrtojnë mundësinë e një autopsie për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Një ndjenjë e thellë zhgënjimi dhe mosbesimi është përhapur midis të rinjve të zonës dhe komunitetit lokal shqiptar. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI