Flash

Aksident i trefishtë në Shkozet

Një aksident i rëndë rrugor me përfshirjen e tre automjeteve ka ndodhur në aksin hyrës të autostradës në Durrë...

20:13

Kevin Federline flet për librin që zemëroi Britney: Doja ta ndihmoja

Lapsi.al 26 October 2025
Kevin Federline flet për librin që zemëroi Britney: Doja ta

Kevin Federline ka reaguar ndaj kritikave që mori pas publikimit të autobiografisë së tij tronditëse “You Thought You Knew”, duke thënë se qëllimi i tij nuk ishte të dëmtonte ish-bashkëshorten, Britney Spears.

Në një intervistë për Vanity Fair të publikuar të enjten, ish-baleti 47-vjeçar tha se libri “nuk u shkrua për të ulur dikë apo për ta lënduar”, por për të treguar “të vërtetën nga këndvështrimi i tij”.

“Po vij nga një vend mirëkuptimi,” tha Federline. “Dua që njerëzit ta kuptojnë se edhe unë kam luajtur rolin tim në gjithçka që ndodhi. Nuk po tregoj me gisht askënd.”

Në kujtimet e tij, Federline akuzon Spears për tradhti, përdorim droge dhe sjellje të papërshtatshme. Megjithatë, ai theksoi se të dy kanë kaluar një periudhë të vështirë dhe kanë bërë gabime, por sipas tij, ai gjithmonë i ka vënë fëmijët e parë.

“E dija se çfarë ishte e rëndësishme për mua. Sa herë që i kisha fëmijët, asgjë nuk ndodhte që mund të ndikonte tek ata,” shtoi ai.

Federline kritikoi ata që, sipas tij, “qëndrojnë të heshtur vetëm sepse duan që Britney të përmirësohet”, duke shtuar se ndonjëherë ndihma kërkon sinqeritet.

“Unë dua që ajo ta kuptojë se ka ende një rrugë përpara – një rrugë që përfshin fëmijët dhe njerëzit që e duan, që duan të rikthejnë lidhjet,” tha ai.

Kur u pyet nëse edhe ai është një prej atyre që vërtet duan ta ndihmojnë këngëtaren, Federline u përgjigj “Absolutisht. Kush do të isha unë si baba, nëse nuk do të mbroja nënën e djemve të mi?”

Ndërkohë, Britney Spears  thuhet se po kalon një periudhë të vështirë pas publikimit të librit. Një burim për Daily Mail deklaroi se libri “i ka rihapur plagët e vjetra”.

Në rrjetet sociale, Spears reagoi ndaj pretendimeve të ish-bashkëshortit: “Gaslighting i vazhdueshëm nga ish-bashkëshorti im është jashtëzakonisht i dhimbshëm dhe lodhës,” shkroi ajo në X (Twitter). Pak ditë më vonë, ajo shtoi se është “e frikshme se sa bindës mund të jetë ai gjatë intervistave të tij.”

 

Të këshilluara

Lily Allen akuzon David Harbour për tradhti

Lily Allen ka tronditur publikun me albumin e saj të ri, “West End Girl”, ku me tekste  plot nënkuptime, duket se akuzon ish-bashkëshortin e saj, aktorin e “Str...

20:28

Johnny Depp rikthehet në Hollywood

Johnny Depp do të përballet me “fantazmat” e së shkuarës, së tashmes dhe së ardhmes në filmin e tij më të ri. “Ebenezer: A Christmas Carol” është projekti më i ...

17:15

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI