Flash

Aksident i trefishtë në Shkozet

Një aksident i rëndë rrugor me përfshirjen e tre automjeteve ka ndodhur në aksin hyrës të autostradës në Durrë...

20:13

Kim Kardashian mbron North pas kritikave për pamjen e saj

Lapsi.al 26 October 2025
Kim Kardashian mbron North pas kritikave për pamjen e saj

Kim Kardashian ka dalë në mbrojtje të vajzës së saj, North West, pas debatit që shpërtheu në rrjet për pamjen e saj më të fundit në TikTok.

North, 12 vjeç, u shfaq me tatuazhe false në fytyrë, së bashku me disa nga shoqet e saj, në disa video të publikuara në llogarinë e përbashkët të saj me Kim-in fundjavën e kaluar. Pamjet u bënë virale dhe shkaktuan reagime të shumta nga ndjekësit.

Media Daily Mail Australia publikoi një video me titullin “North West, 12, shqetëson fansat me pamjen e re”, ndërsa shumë komente kritike u shfaqën poshtë saj:

“Pse nuk vishesh për moshën që ke?”, “Ajo është vetëm 12 vjeç!” dhe “Kjo është e trishtueshme,” ishin disa prej reagimeve.

Në seksionin e komenteve të TikTok-ut, nga llogaria e përbashkët @kimandnorth, erdhi përgjigjja e shkurtër:

“Kjo është një çështje krejtësisht e parëndësishme .”

Kardashian, e cila ka katër fëmijë — North, Saint, Chicago dhe Psalm — me ish-bashkëshortin Kanye “Ye” West, foli së fundmi për stilin e vajzës së saj në podcastin “Call Her Daddy” më 15 tetor.

“Ajo është shumë e pjekur në një aspekt. Më thotë: ‘Mami, s’më intereson që nuk i pëlqejnë flokët e mi blu apo diçka tjetër,’” tha Kim, duke shtuar: “North është shumë e sigurt në vetvete.”

Kjo deklaratë erdhi disa javë pasi Kim u kritikua për lejimin e North-it të mbante një piercing dermal në gishtin e mesëm, gjatë një udhëtimi në Romë në shtator.

Të këshilluara

Lily Allen akuzon David Harbour për tradhti

Lily Allen ka tronditur publikun me albumin e saj të ri, “West End Girl”, ku me tekste  plot nënkuptime, duket se akuzon ish-bashkëshortin e saj, aktorin e “Str...

20:28

Johnny Depp rikthehet në Hollywood

Johnny Depp do të përballet me “fantazmat” e së shkuarës, së tashmes dhe së ardhmes në filmin e tij më të ri. “Ebenezer: A Christmas Carol” është projekti më i ...

17:15

Ndarja me Arbenitën, Fero: U mashtrova!

Fero ka folur së fundmi për raportin e tij me ish-bashkëshorten, modelen Arbenita Ismajli. Në një intervistë për ‘Mirëmbrëma Yje’, ai është ndalur te ndarja e ...

14:27

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI